Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
No Result
View All Result
Mejdani

Lushtaku shpërblehet me tender 4.15 milion €, për 1.1 milion më shtrejt se konkurruesit tjerë (Dokumente)

03/25/2021
9
SHARES
1.7k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Security Code

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(SHSKUK), i cili udhëhiqet nga infektologu Valbon Krasniqi, e ka shpërblyer me një kontratë prej rreth 4.15 milionë euro kompaninë “Security Code” për sigurimin fizik të hapësirave të QKUK-së. E ka bërë këtë ndonëse për po të njëjtin tender kishte pasur ofertë më të lirë për mbi 1.1 milionë euro. Online”.

Sipas procesverbalit të hapjes së ofertave, të datës 2 mars 2021, të cilin e posedon “Front Online”, kompania fituese “Security Code” kishte konkurruar me një çmim prej 4.149.360 € për këtë tender tre vjeçar. E një kompani tjetër, “Rojet e Nderit”, me 4.049.775 €.

Ofertë më të lirë se këto dy kompani kishte operatori ekonomik “K.S. Besa”, që kishte paraqitur ofertën prej 3.834.008 €. E më e lirë se krejt këto ishte oferta e kompanisë “Elea Security Force”, 3 milionë e 80 mijë euro. Rreth 1.1 milionë euro më e lirë sesa e kompanisë fituese, “Security Code”.

“Security Code”, sipas të dhënave në Agjencinë Kosovare për Regjistrim të Bizneseve, është në pronësi të Valdrin Tahirit dhe Ukshin Lushtakut. Ky i fundit është familjar i afërt i nënkryetarit të PDK-së, Sami Lushtaku.

“Besa”: Na shpallën njëherë fitues, pastaj na eliminuan

Sipas një përllogaritje të thjeshtë del se kompania e afërt me Sami Lushtakun do të arkëtojë në arkat e saj afër 1.4 milionë euro në vit për ofrimin e këtyre shërbimeve.

Për fitimin e tenderit kishin aplikuar 5 kompani në total.

Tri nga to edhe pse ofruan çmim më të ulët për shërbimet e kërkuara sesa kompania fituese, Security Code, nuk arritën të shpallën fituese.

Ato u eliminuan nga gara, meqë aplikimet e tyre u vlerësuan si të papërgjegjshme.

“Besa Security” e pati këtë fat të keq.

Zyra e saj për medie i tha Front Online se janë munduar që me çdo kusht t`i nxjerrin të papërgjegjshëm.

“Ne nuk i kemi kalkuluar menaxherat e kontratës që duheshin për QKUK. Jena shku me një çmim më të lirë, duke mos i kalkuluar menaxherat e QKUK-së. Nuk kemi nevojë për menaxherë të rinj, pasi që i kemi. Këta tani na e kanë lyp analizën financiare dhe me çdo kusht janë mundur të na qesin të papërgjegjshëm. Na kanë pyet se a mund t`i mbulojmë kostot. I kemi treguar se Po. Na kanë shpall njëherë fitues. Na e kanë dhënë kontratën”, thuhet në përgjigjen e kësaj kompanie për Front Online.

Por, gjërat ndryshuan kur tenderi shkoi në rivlerësim pas ankesave të kompanive tjera garuese.

“Kompanitë tjera e kanë bërë ankesën. Kanë thënë për neve se jemi të papërgjegjshëm. Tenderi ka shkuar në OSHP. Është kthyer në rivlerësim. Tri herë na kanë lyp përgjigje. Ju kemi kthy përgjigje që ne e kryjmë këtë punë. Mirëpo nuk kanë dashtë të dëgjojnë”, përfundon përgjigjia e “Besa Security”.

Tahiri: S’ka lidhje Sami Lushtaku me këtë punë

Portali Front Online ka kontaktuar me vetë kompaninë fituese, “Security Code”.

Drejtori ekzekutiv i saj, Esat Tahiri, babë i Valdrinit, ka mohuar të ketë ndikuar në verdiktin final Sami Lushtaku, vëllai i njërit prej dy aksionarëve të ndërmarrjes, Ukshinit.

“S`ka lidhje Sami Lushtaku me këtë punë. Po, Ukshin Lushtaku është aksionar, po s`ka pasë ndikim në këtë tender”, tha Tahiri.

Esati dikur kishte shërbyer si truproje e ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

Për tenderin në fjalë, heshtjen, e ka zgjedhur si përgjigigje nga SHSKUK-ja.

Të paktën deri në publikimin e këtij artikulli, ani pse i kanë marrë nëpërmjet e-mailit pyetjet nga Front Online.

ShareTweet

Related Posts

Vilë në Prishtinë, në Brezovicë, te Gjiri i Lalëzit. Porche, BMW, Q7, Maybach, pushime të shtrenjta dhe luks i shfrenuar. Humbesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka emër!

Vilë në Prishtinë, në Brezovicë, te Gjiri i Lalëzit. Porche, BMW, Q7, Maybach, pushime të shtrenjta dhe luks i shfrenuar. Humbesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka emër!

Doktori-Podujevë

Video – Skandaloze/ Mjeku nga Podujeva refuzon t’i jap ndihmë pacientit të moshuar, e dëbon duke i bërtitur!

Kosnett-Konfiskimi

Kosnett për ligjin e konfiskimit të pasurisë: Ka ardhur koha për veprim, ka kaluar koha e vetëm fjalëve!

Gjykata-Ferizaj

Arrestohen 12 persona në Ferizaj për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje e dhënie ryshfeti!

Albin Kurti

VIDEO/ Kryeministri Kurti tregon se si do të bëhet konfiskimi i pasurisë së paligjshme!

Qeveria Kurti 2

Qeveria miraton koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme!

Mos i humb

Qeveria Kurti 2
Kosovë

Të gjitha vendimet që i more sonte Qeveria Kurti!

Qeveria e Kosovës po mban mbledhjen e saj, ku janë hequr disa nga kufizimet e vendosura dy...

Zabërxhë

Zabërxha, vendi ku organizohej qëndresa popullore për çlirimin e Kosovës!

Fadil Maloku

Godet profesori universitar: Kujdes, ‘fake news’-in e plasojnë karakteret e dobëta, kurse e konsumon publiku injorant!

Gurakuç Kuçi

‘Non paper’ i Sllovenisë: Një rrezik i madh për interesat shqiptare!

Murat Yesiltas

Marrëdhëniet Turqi-Libi!

Lajmi i Fundit

Gjendet një person pa shenja jete në Veternik, dyshohet për vetëvrasje!

Red Rain

Pija që ju bën më vigjilent në punë!

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.