
Të paktën 52 pjesëtarë të forcave të rendit u plagosën dhe 70 persona u arrestuan të premten gjatë protestave që u nxitën nga planet e qeverisë për të vendosur një tarifë për thirrjet me WhatsApp dhe aplikacione të ngjashme, raporton AA, transmeton Gazeta Mejdani.
Drejtoria e Sigurisë e Libanit tha në Twitter se forcat e sigurisë dhe protestuesit u përleshën në rrethe të ndryshme të Bejrutit pas një fjalimi të kryeministrit Saad Hariri, i cili u dha partive politike një afat treditor për të mbështetur axhendën e tij të reformës për zgjidhjen e krizës ekonomike të vendit.
Shtatëdhjetë protestues u arrestuan për shkaktimin e trazirave, thuhet më tej.
Ministri i Brendshëm Raya al-Hassan në Twitter gjithashtu u bëri thirrje demonstruesve të mos dëmtojnë pronën publike dhe private.
Protestat filluan të enjten në vend, i cili është duke u përballur me probleme ekonomike për shkak të valëve të refugjatëve nga Siria dhe akuzat për “korrupsion” ndaj qeverisë.
Agjensia ndërkombëtare e vlerësimit të kredisë Fitch uli vlerësimin e kredisë në Liban nga B- në CCC më 24 gusht.
Vendi po kalon përmes protestave më të mëdha që nga kriza e mbeturinave në vitin 2015, kur në rrugë shiheshin plehra të grumbulluara./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post