Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh këngëtari Labinot Tahiri, ka thënë se nesër do të ndajë 2 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka bërë thirrje që bashkë t’i grumbullojmë së paku 10 mijë euro për ato familje.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
I gatshëm gjithmonë për ty Shqipëria ime!
Vllezër e motra shqiptare, dhimbjen që keni sot, po e ndajmë me ju!
Ju nanë e dashur shqiptare, të mbani forcën e shpirtit për jetët e humbura gjatë kësaj tragjedie.
Çdo nanë shqiptare po i përjeton dhimbjet tuaja dhe lusin Zotin që mos të ketë më këso dhimbje e tragjedi të tilla në atdheun tonë.
2000 mijë euro do ti ndajë nesër, dhe dëshiroj që së bashku me të gjithë shqiptarët ku do që janë, së paku të i grumbullojmë 10.000 mijë euro per familjet e prekura atje në vendin tonë.
Dhimbje e madhe!
Zoti e ruajt Shqipërinë
Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.
Discussion about this post