Ai është partneri themelues i kompanisë me bazë në Gjermani “BioNTech”.
Dr. Uğur Şahin u bë një shpresë për botën me vaksinën e coronavirusit që zhvilloi me gruan e tij Özlem Türeci, shkruajnë mediat turke, përcjell Gazeta Mejdani.
Fotografitë e Şahin, i cili ishte ndër 100 njerëzit e pasur të Gjermanisë, veçanërisht me studimet e tij në fushën e kancerit, u zbuluan gjatë viteve të para që ai shkoi në këtë vend.
Por vrima në çorapet e fëmijës tjetër tërhoqi vëmendjen, në një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale dhe që thuhet se tregon atë me familjen e tij.
Ai thuhet se emigroi në Gjermani nga rrethi İskenderun i Hatay kur ishte 4 vjeç, me familjen e tij.
Ndryshe, imunologu gjerman Ugur Sahin, beson se vaksina kundër coronavirusit do të jetë e gatshme deri në fund të këtij viti, por konsideron se ende do të zgjatë para se infeksioni të vihet nën kontroll.
Drejtori gjeneral i kompanisë bio-teknologjike “Biontech” nga Mainz, një nga 17 kompanitë në mbarë botën që po punojnë në zhvillimin e një vaksine kundër coronavirusit, ka thënë gjatë një interviste dhënë për Wall Street Journal, se do të jetë i nevojshëm testimi para se vaksina të përdoret./Gazeta Mejdani/