Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Kush ishte Kasim Sylejmani dhe pse e vrau Amerika?

January 8, 2020
258
SHARES
6.6k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Mustafa Bajrami

Në mëngjesin e 3 janarit bota u zgjua me lajmin për vrasjen e Kasim Sylejmanit. Dikush mund të mendojë se vrasja e tij është një fund. Mirëpo, shikuar më thellë, kjo vrasje shënon një fillim të ri në Lindje të Mesme.

Shkruan: Mustafa Bajrami

Kush ishte Kasim Sylejmani, njeriu me vetëm shkollë fillore që arriti kulmin e fuqisë, jo vetëm në Iran, por edhe gjetiu? Kush ishte ky njeri që u bë emri më i përfolur në ngjarjet më të përgjashkshme që ndodhën në Lindje të Mesme? Kasim Sylejmani, që akuzohet për masakrat e tmerrshme në Siri dhe në Lindje të Mesme? Dhe, çfarë e bëri atë kaq të famshëm e kaq të rrezkshëm sa të vritej me urdhërin më të prerë, “kill now” të një presidenti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Kasim Sylejmani ka lindur më 11 mars të vitit 1957 në provincën e Kirmanit në kufi me Afganistanin. Në atë provincë ku ligjet e kabileve dhe fiseve janë më të fuqishme se vet ligjet e shtetit. Sidomos në jetën shorërore.  Babai i tij, që ishte i zhytur në borgje deri në fyt, qe detyruar të punonte punë krahu në ndërtimatri sa për ta mbajtur familjen.

Pas mbarimit të shkollës fillore, Kasim Sylejmani 13 vjeçar largohet nga fshati dhe ja mësyn qyteteve për të siguruar kafshatën e gojës. Si 19 vjeçar fillon t’i përcjellë “derset” e Ali Hameneit, tani lideri shpirtëror i iranianëve. Tri vjet para shpërthimit të Revolucionit Islamik të vitit 1979, Sylejmani kishte filluar të merrej edhe me aktivitete politike. Kryesisht në përkrahje të islamistëve që po vinin.

Menjëherë pas fitores së Revolucionit Islamik, Kasim Sylejmani tashmë emër i njohur për udhëheqjen politike të vendit, dërgohet në Mahabad për shtypjen e revoltave kurde. Janë të njohura vrasjet barbare dhe masakrat që ishin bërë mbi atë popullatë të pambrojtur. Në këtë kohë, Kasim Sylejmani ishte vetëm 22 vjeçar. Nami i “suksesit” të tij kundër kurdëve arrin deri tek liderët më të lartë në Teheran. Si shpërblim për punën e lavdishme që kishte bërë, ai emërohet për komandant të Divizionit “Kuds” të Gardës Revolucionare Islamike. Pikën kulminante të afirmimit të tij e arrin sidomos gjatë luftës irako-iraniane. Në këtë luftë 9 vjeçare ishin vrarë mbi 1 milion ushtarë dhe civil të pafajshëm.

Sukseset e tij të vazhdueshme bënë që emri i Kasim Sylejmanit të përmendej në çdo cep të Iranit. U shpall hero i gjallë i Revolucionit të Homeinit. Ç’është e vërteta, të gjitha personalitetet e larta politike që sot udhëheqin Iranin, përfshirë edhe emrat e mëdhenjë të inteligjencës, të sistemit gjyqësorë dhe prokurorial, janë njerëz e komandanta të dalë nga lufta irako-iraniane. Ata, më vonë, duke kapur shtetin bëhen pushtetarë të pamposhtur në Republikën Islamike të Iranit. Kjo ishte edhe njëra prej arsyeve kryesore pse shtetet perëndimore nuk u pajtuan kurrë me politikën e Iranit.  

Të mos harrojmë, lufta Irako-iraniane ishte beteja më e rëndësishme për ate se kush do të dominonte në Gjirin Persik dhe në Lindje të Mesme. Arabët dhe persianët, të cilët për shekuj janë në “luftë” gjeokulturore, atëbotë u munduan të tregojnë edhe epërsinë politike e strategjike mbi njëri tjetrin. Kam shkruar edhe më parë, se shumë popuj muslimanë të botës, ndër ta edhe shqiptarët, janë viktima të kësaj beteje gjeokulturore mes persianëve, arabëve e së fudmi edhe të turqve.

Në vitin 1997, Kasim Sylejmani zgjidhet për udhëheqës i përjetshëm i divizionit “Kuds” brenda Gardës Revolucionare. Në këtë kohë, Irani po kalonte nëpër një periudhë shumë të ndjeshme. Në kufirin lindor të vendit, talebanët sunnitë po forcoheshin ditë e më shumë, ndërsa në pushtet po vinte Muhamed Hatemi, presidenti iranian i cili tentoi ta dobësonte ndikimin e konservatorëve në politikat e brendshme të vendit. Së këndejmi, që nga viti 1997 e tutje, emri i Kasim Sylejmanit lakohet në të gjitha aktet e dhunës, shantazhit, spijunazhit dhe vrasjeve politike brenda Iranit. Ai punoi me përkushtimin më të madh në mbrojtje të vijës konservatore shiite në Iran dhe në shumë vende tjera të Lindjes së Mesme. Ka informacione se ai jipte urdhëra për vrasje dhe shantazhe edhe në Jemen, në Irak, në Siri, në Liban dhe gjithandej ku kishte shtrirë rrjetin e njerëzve të cilët punonin për te dhe në favor të frymës revolucionare iraniane.  

Kur në vitin 2011 shpërthen lufta civile në Siri, Kasim Sylejmani fillon të tubojë rreth vete vullnetarë shiit nga Irani, Afganistani dhe Pakistani. Këta vullnetarë të trajnuar mirë brenda Iranit, më pastaj i dërgonte në Siri për t’i luftuar të gjithë ata që luftonin për rrëzimin e Asadit. Në këtë kohë, njerëzit e Kasim Sylejmanit që ishin në dhjetëra mijë, vranë pjesëtarë të shumtë të ISIS-it, të opozitës siriane dhe të huaj që po luftonin atje për llogari të kujdo qoftë tjetër. Një ndër arsyet kryesore të qëndrimit kaq të gjatë të Asadit në pushtet, është pikërisht mbështetja që i jipte Kasim Sylejmani.

Thuhet se forcat e armatosura të Sylejmanit e shndërruan Sirinë në një pellg gjaku. Thuhet gjithashtu se ato forca vranë e masakruan dhjetëra mijë njerëz në Halep, në Hama dhe në vende tjera anekënd Sirisë. Kasim Sylejmani ishte njëri prej agjentëve më të rrezikshëm të sigurimit sekret të Iranit, dhe i cili, nga State Departmenti akuzohet se kishte vrarë mbi 600 amerikanë vetëm në Irak.

Kur ishte pyetur një diplomat amerikan që kishte shërbyer në Irak mes viteve 2007-2009 se a ishte Kasim Sylejmani njeri fetarë, ai kishte dhënë një përgjigje shumë interesante: Kasim Sylejmani shkon rregullisht në xhami dhe falë pesë herë në ditë namazin. Mirëpo, falja e tij nuk ka të bëjë me fetarizmin islam, por me ndjenjën e tepruar nacionaliste iraniane.  

Siç thamë edhe në fillim, vrasja e Sylejmanit do të hapë një histori të re në Lindje të Mesme. Se deri ku do të shkojë tendosja e marrëdhënieve amerikano-iraniane, askush nuk mund ta dijë. Por, megjithatë, në këtë paqartësi, ka edhe diçka që shihet si drita e diellit: Periudha e “tendosjes së kontrolluar” atje ka marrë fund edhe për 100 vjetët e ardhshëm.

Share157Tweet

Related Posts

Fuqia diplomatike e Turqisë!

August 2, 2022

Pse disa vende janë neutrale në luftën Rusi-Ukrainë, dhe sa po i kushton Evropës kjo gjendje!

July 19, 2022

Mustafë Bajrami: As Serbia nuk flet kaq shumë keq për Kosovën e shqiptarinë sa flasin vetë shqiptarët kundër vetvetes, kjo është e tmerrshme!

July 13, 2022

Ministri izraelit Frej: Kosova është e rëndësishme për Izraelin!

April 13, 2022

Lindja e Mesme dhe sfidat që e presin gjatë vitit 2022!

January 17, 2022

Çfarë të mira i solli Kosovës ardhja në pushtet e Vetëvendosjes me më shumë se 50% të votave!

January 17, 2022
No Result
View All Result

Highlights

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Ringjallja e tubacionit të gazit Katar-Türkiye ofron shpresë mes sfidave!

Nga Libani në Siri: Loja me shumë zero e Iranit në oborrin e tij!

Gjykata raciste në zemër të Europës

Trending

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!
Kosovë

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025

Bekim Çollaku ka thënë që Gjykata Speciale ka qenë e vetmja thikë pas shpine për Kosovën në...

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

January 22, 2025
Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

January 22, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.