Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Mejdani

Kush është Rita Augestad Knudsen? Gruaja e kryeministrit të ri të Kosovës Albin Kurti, ja profili i saj!

02/04/2020
38
SHPERNDARJE
8.6k
SHIKIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
albini me gruan

Kuvendi i Kosovës ka votuar më 3 shkurt 2019 Qeverinë e re të Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili tashmë është zyrtarisht kryeministri i ri i vendit.

Kryeministri aktual i Kosovës është i diplomuar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Telekomunikacionit në Universitetin e Prishtinës, gjersa ka qenë pjesë aktive e politikës kosovare që nga vitet e para-luftës.

Duke preferuar të qëndrojë gjithnjë i hapur vetëm për jetën profesionale, pak është ditur gjithmonë për jetën private të tij.

Albin Kurti është i martuar që prej vitit 2014 me Rita Augestad Knudsen. Ceremonia e kurorëzimit të tyre ishte zhvilluar në sallën e Komunës së Prishtinës. Çifti janë prindër të një vajze.

Pamje nga dita e kurorëzimit të Albin Kurtit me Rita Augestad Knudsen, 19 mars 2014 (Foto: Arkiv/Erzen Vraniqi/Facebook)

Teksa të rralla kanë qenë paraqitjet e tij me bashkëshorten, interesim të madh te qytetarët dhe përkrahësit e tij ka zgjuar bashkëshortja e tij, Rita Augestad Knudsen, për të cilën dihet pak.

Ajo tani më gëzon epitetin e gruas kryeministrore – në atë që njihet si “Proti Kyria”, një term ky që shtypi i referohet bashkëshortes së kryeministrit të një vendi.

Por kush është Rita Augestad Knudsen?

Rita Augestad Knudsen (Foto: RIT Kosovo)

Rita Augestad Knudsen është norvegjeze, me profesion një Studiuese e Lartë në NUPI (Norwegian Institute of International Affairs) dhe pjesë e Grupit Kërkimor për Siguri dhe Mbrojtje, dhe ajo punon veçanërisht kundër-terrorizmin dhe anti-radikalizimin, transmeton Telegrafi.

Ajo është drejtoreshë menaxhuese e Konsorciumit për Kërkime mbi Terrorizmin dhe Krimin Ndërkombëtar, dhe e lidhur me C-REX (Qendra për Kërkime mbi Ekstremizmin në Universitetin e Oslos, në Norvegji).

Albin Kurti dhe Rita Augestad Knudsen (Foto: Arkiv/Telegrafi)

Specializimi kryesor i Ritës është mbi terrorizmin, ekstremizmin dhe vlerësimin e rrezikut të lidhur me radikalizmin, konceptin e ‘radikalizmit’, kundër-terrorizmin në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe historinë e vetëvendosjes në politikën ndërkombëtare dhe ligjin ndërkombëtar, përveç Ballkanit e sidomos të Kosovës.

Publikimet e saj përfshijnë analizat e bashkëpunimit ndërkombëtar të sigurisë për sanksionet dhe ndërtimin ndërkombëtar të shtetit, dhe doktorata e saj në histori ndërkombëtare/histori intelektuale nga Shkolla e Ekonomisë dhe Shkencës Politike në Londër ishte mbi “vetëvendosjen” dhe lirinë në ligjërimin ndërkombëtar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se me bashkëshorten e tij, Ritën, flet në gjuhën angleze, teksa vajza e tyre zotëron tri gjuhë: atë shqipe, angleze dhe norvegjeze.

Familja Kurti ndajnë një jetë mes dy shteteve, Kosovës dhe Norvegjisë. /Telegrafi/

Albin Kurti me bashkëshorten dhe vajzën (Foto: Foto: Profimedia)

Share30Tweet

Postime të ngjajshme

Skender Hyseni-Kurti

Godet Skender Hyseni, i ashtuquajturi koordinator i Kosovës: Nuk e besoj që Albin Kurti mundet me bo diqka si Kryeministër!

Rrahman Paçarizi

Paçarizi i ‘jep mend’ Albin Kurtit: Si fitues absolut i zgjedhjeve duhet të jetë më pak arrogant!

Albin Kurti

Albin Kurti politikani më i votuar në historinë e Kosovës, merr 438 mijë e 334 vota!

Albin Kurti

Pesë deputetë nga komunitetet konfirmojnë votën për Qeverinë Kurti!

Albin Kurti

Edhe një deputete i bashkohet radhëve për t’ia dhënë votën Albin Kurtit, ja kush është ajo!

Albin Kurti

Kurti: S’do kemi nevojë për kompromise me eksponentë të regjimit të vjetër, i kemi numrat!

Mos i humb

Ivan Sascha Sheehan
Opinion

Bideni luftoi për drejtësi në Ballkan dhe ai duhet ta bëjë këtë përsëri!

Në Konferencën e Sigurisë së Munihut të mbajtur muajin e kaluar, presidenti Joe Biden siguroi aleatët evropianë...

Philip Kosnett

Ambasadori amerikan pas arrestimit të 8 policëve: Falënderime për qytetarët e guximshëm!

PZAP

Rezultati përfundimtar: Mbi 200 ankesa në PZAP!

Burgu

22 vjet burgim dhe 3 mijë e 500 euro gjobë për tre të akuzuarit për grabitjen në Shtime!

Arber Gashi

26 vjeçari nga Kosova zgjedhet kryetar i Socialdemokratëve në Halmstad të Suedisë!

Milo Gjukanoviq

Gjukanoviq: Serbia po ia bën sot Malit të Zi atë që i bëri Kosovës gjatë viteve ‘90!

Skender Hyseni-Kurti

Godet Skender Hyseni, i ashtuquajturi koordinator i Kosovës: Nuk e besoj që Albin Kurti mundet me bo diqka si Kryeministër!

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.