Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Kush është Matthew Palmer, njeriu nga i cili pritet zgjidhja e çështjeve shumë të ndërlikuara në Ballkan?

September 19, 2019
15
SHARES
1
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Matthew Palmer

Si “Holbrookun e shekullit 21” e sheh revista beogradase “Vreme” diplomatin amerikan Matthew Palmer.

Gazeta kujton kështu ish-ndërmjetësuesin amerikan Richard Hollbrook, i cili me stilin e tij, kërcënimet me bomba dhe punën intensive, ka arritur t’i bindë palët në Bosnje-Hercegovinë që të arrijnë marrëveshje paqësore.

Ministri i Jashtëm amerikan Mike Pompeo e ka emëruar tani zëvendëssekretarin për Ballkan dhe Egje, si përfaqësues të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, që paraqet më shumë se vetëm simbolikë.

Menjëherë pas emërimit, Palmer ka vizituar pikat më nevralgjike në rajon, ku bëri të qartë, se krahas BE-së, Rusisë, Kinës dhe Turqisë, edhe SHBA do të luajë në të ardhmen një rol të rëndësishëm në Ballkan.

Nëse amerikanët do të marrin rolin udhëheqës, si dikur Holbrooke, mbetet të shihet. Por kjo me siguri që nuk mund të përjashtohet.

Mbështetësit e Palmerit

Opinioni amerikan e njeh Matthew Palmerin në radhë të parë si shkrimtar.

Edhe babai i tij Michael ka qenë autor i njohur me romanet e tij thriller nga bota e mjekësisë, të përkthyer në shumë gjuhë.

Vëllai i tij Danieli ka shkruar libra me tematikë Science Fiction.

Historia dhe tematika e komunikimit kanë qenë shpesh në rend dite në shtëpinë tonë, shkruante dikur Matt.

Të tre Palmerët kanë shkruar apo shkruajnë ende.

Babai i tij Michael, ka vdekur në vitin 2013, pa pasur ambicie të mëdha në tregun e librit.

Librat e Matthew me tematikë krimet dhe diplomacia, janë lexuar me vëmendje në Departamentin e shtetit, në veçanti pjesët ku bëhet fjalë për rrezikimin e interesave amerikane.

Palmeri dallon nga Richard Holbrooku, i njohur si një diplomat i ashpër. Ai është miqësor, pak i tërhequr dhe me karakter ndryshe.

Misioni i madh amerikan, i cili lulëzonte në kohën e presidentëve Bill Clinton dhe George W. Bush, është zbehur në kohën e Barack Obamës dhe është shuar në kohën e Donald Trumpit.

Palmer është mbështetur dikur nga ministrja e Jashtme e Clintonit, Madeleine Albright.

Palmer ka qenë këshilltar i Bushit dhe në pesë romanet e tij ka paraqitur mendimet e veta. Një nga romanet e tij mban titullin madje “Misioni amerikan”.

Njohja me rajonin

Palmeri e njeh këtë rajon më mirë se gati të gjithë bashkëvendasit e tij të tjerë. Beogradi ishte stacioni i parë i diplomatit të ri Palmer, në vitin 1993. Deri atëherë ai ishte i interesuar për Lindjen e Largët dhe Japoninë.

Pas Afrikës, Azisë dhe Qipros, Palmer është rikthyer prapë në Ballkan, sikur edhe heroi i romanit të tij të tretë “Ujku nga Sarajeva”, ku ai përshkruan vuajtjet shpirtërore të një diplomati amerikan nga tmerret e para në Srebrenicë.

Në Beograd ai është njohur edhe me gruan e tij, me të cilën pjesën më të madhe të pushimeve e kalon në bregdetin malazez.

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq e ka përshëndetur emërimin e “dhëndrit tonë”, si të ngarkuar të posaçëm për Ballkanin.

Ai tha se nga Palmeri pret shumë, që shkaktoi qeshje në sallën e diplomatëve të mbledhur në Bled të Sllovenisë.

Mbetet të shihet nëse njohja e rajonit do të jetë përparësi apo mangësi për Palmerin. Por mendimet në Beograd janë të ndara. “Dhëndri” shihet si pjesë e një aleance të natyrshme.

Por Palmeri shihet edhe si një person që është përzier në punët e brendshme të Serbisë dhe Kosovës, me rastin e krijimit të qeverisë, e thuhet madje se e ka mbështetur Partinë Përparimtare të Vuçiqit.

Politikën amerikane ndaj Ballkanit e kanë dominuar muajt e fundit presidenti Trump dhe ish-këshilltari për sigurinë, John Bolton.

Trumpi e ka mbështetur në dy letra dërguar krerëve të Serbisë dhe Kosovës shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, që ka shkaktuar shqetësime të mëdha në Ballkan dhe Gjermani.

Pas largimit të Boltonit, tani sytë janë drejtuar sërish nga Departamenti i Shtetit.

Palmer ndryshe nga Boltoni nuk i përket grupit të ideologëve republikanë, të cilët hedhin poshtë konceptin multilateral dhe i besojnë shteteve nacionale.

Por ende nuk është e qartë se si do të pozicionohet në çështjen e ndryshimit të vijës kufitare.

“Në qendër të historisë qëndron gjithmonë një personalitet i fuqishëm”, shkruante dikur Palmer.

Koncepti i tij i shkrimtarit i ngjan edhe konceptit politik. Në qendër qëndrojnë personat e fuqishëm, jo strukturat apo interesat e popullit, të pa artikualuara deri në fund.

Të fuqishmit në pushtet në Beograd, Sarajevë, Banja Lukë, Podgoricë, Prishtinë dhe Tiranë me siguri që i gëzohen këtij koncepti. /dw/

Share15Tweet

Related Posts

Mustafë Bajrami me fjalë të përzgjedhura për ambasadorin William Wallker!

Lidhja ime me Turqinë dhe raportet e mia me Erdoganin!

October 21, 2022

Dinamika e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane!

July 17, 2022
Nuk do të ketë më cigare elektronike, ShBA ndalon prodhimin!

Nuk do të ketë më cigare elektronike, ShBA ndalon prodhimin!

June 24, 2022

Fjalë të mëdha nga Amerika për Kurtin/ Shqiptarët e atjeshëm: Pas 22 vitesh doli një Kryeministër, që ua këputi ish-ave rrënjët e kumbarisë me Serbinë!

April 4, 2022

Kriza e madhe botërore ka filluar të ndjehet edhe në Amerikë: Biden lejon përdorimin e naftës nga rezervat e shtetit!

April 1, 2022

Reagimet e vendeve të ndryshme ndaj fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, çka po thonë mediat nëpër botë? (2-SHBA)

February 24, 2022

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.