Mejdani.com

Ku ka më mirë se fasulet në një ditë me borë!

Përbërësit :

300 g fasule
6 hudhra me kemishë (me lëkurë)
2 degë sherebelë të thatë
10 domate të vogla
200 g salcë domate
Vaj ulliri
Spec djegës
1 lugëz sheqer kaf
1 lugëz kripë
Piper

Përgatitja:

Fasulet i vendosim një natë më parë në ujë. Pasi i shpëlajmë i vendosim të ziejnë në tenxhere balte ose atë që keni, me degën e sherebelës, gjysmat e sasisë së hudhrave dhe pak vaj ulliri për gati 1 orë me temperaturë të ulët. Pasi fasulet kanë zier plotësisht, kaurdisim në tigan vaj ulliri, spec djegês, hudhrat dhe domatet derisa të karamelizohen.

Shtojmë salcën, sheqer, kripë dhe i lëmë të ziejnë gati 10 minuta me temperaturë mesatare, shtojmë fasulet me pakëz lëng dhe i ziejmë edhe 10 minuta sa të bashkohen shijet. Heqim hudhrat, por nuk i hedhim poshtë, tulin e vendosim në vaj ulliri dhe lyejmë bukët e thekura./Gazeta Mejdani/