Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Kryediplomati saudit paralajmëron normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin!

October 25, 2020
7
SHARES
845
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Faisal bin Farhan

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan, tha se normalizimi me Izraelin përfundimisht do të ndodhë brenda kornizës së planit të paqes Palestinë-Izrael, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një interviste online me Institutin e Washingtonit për Studime të Lindjes së Mesme, e cila u transmetua të enjten vonë në faqen e saj të internetit, kryediplomati saudit tha se normalizimi me Izraelin ishte përfshirë në propozimin e planit saudit të paqes në vitin 1981.

Duke shprehur angazhimin e vendit të tij për paqen, ai tha se kjo është “një domosdoshmëri strategjike për rajonin”, duke shtuar se “normalizimi me Izraelin në fund është pjesë e kësaj”.

“Prandaj, ne gjithmonë imagjinojmë se normalizimi do të ndodhë, por gjithashtu duhet të kemi një shtet palestinez dhe planin e paqes Palestinë-Izraeli”, tha bin Farhan.

Ministri saudit theksoi gjithashtu domosdoshmërinë për të ulur palestinezët dhe izraelitët në tryezën e negociatave.

“E vetmja gjë që mund të çojë në paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm është një marrëveshje midis palestinezëve dhe izraelitëve dhe nëse nuk ia dalim ta arrijmë këtë, atëherë plaga do të mbetet e hapur në rajon”, tha ai.

Fjalimi i ministrit saudit për normalizimin arab me Izraelin vjen një muaj pasi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini nënshkruan dy marrëveshje të ndërmjetësuara nga SHBA për normalizimin me Izraelin në Washington, pavarësisht refuzimit dhe kundërshtimit të ashpër nga pala palestineze.

Që nga prilli i vitit 2014, negociatat për paqe kanë ngecur për shkak të refuzimit të Tel Avivit për të ndaluar ndërtimin e vendbanimeve, lirimin e të burgosurve palestinezë dhe mospranimin e zgjidhjes me dy shtete bazuar në krijimin e një shteti palestinez në kufijtë e vitit 1967, me Kudsin Lindor si kryeqyteti i tij.

Kryediplomati i Arabisë Saudite gjithashtu preku krizën e Gjirit, duke thënë: “Ne vazhdojmë të punojmë me vëllezërit tanë të Katarit dhe shpresojmë që ata të jenë të përkushtuar të punojnë me ne për të zgjidhur krizën e Gjirit … Shpresojmë që të mund të gjejmë një rrugë për të adresuar shqetësimet e ligjshme të sigurisë”.

Megjithatë, ai nuk dha asnjë datë në të cilën pritet të zgjidhet kriza.

Kriza e Gjirit ka vazhduar që nga 5 qershori i vitit 2017 kur Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti vendosën një bllokadë tokësore, ajrore dhe detare ndaj Katarit, duke pretenduar mbështetjen e tij për terrorizmin dhe marrëdhëniet me Iranin, të cilat Doha vazhdimisht i ka mohuar, duke konsideruar se hapi i katër vendeve është një përpjekje për të minuar sovranitetin dhe pavarësinë e tij.

Doha thekson se është e nevojshme që kriza e Gjirit të zgjidhet përmes dialogut pa ndonjë parakusht. Një përpjekje për ndërmjetësim është ndërmarrë nga Kuvajti dhe Omani.

ShareTweet

Related Posts

Fuqia diplomatike e Turqisë!

August 2, 2022

Pse disa vende janë neutrale në luftën Rusi-Ukrainë, dhe sa po i kushton Evropës kjo gjendje!

July 19, 2022

Mustafë Bajrami i bënë për “pesë pare” pseudoanalistët që i “mësojnë” burrështetasit si të veprojnë e si të mos gabojnë fetarisht!

May 1, 2022

Ministri izraelit Frej: Kosova është e rëndësishme për Izraelin!

April 13, 2022

Lindja e Mesme dhe sfidat që e presin gjatë vitit 2022!

January 17, 2022

Kaos në Sudan: Mbyllet aeroporti i Khartoum-it!

October 27, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.