Krofne të thjeshta në përgatitje dhe të shijshme kur i provon.
Përbërësit:
▪ brumë për krofne
▪ akullore vaniljeje
▪ vaj për fërgim
▪ ½ filxhan sheqer pluhur
▪ 1 lugë qumësht
▪ pemë për dekorim
Përgatitja:
Shtrijeni brumin dhe priteni në madhësinë e nevojshme për krofne (mund ta prisni edhe me gotë).
Në brumin e shtrirë qitni një lugë akullore nga vanilja dhe brumin mbështilleni nga të gjitha anët në formë të rrumbullakët.
Kur të përfundoni mbushjen krofnën vëreni në frigorifer me ngrirje të thellë 30 minuta në mënyrë që brumi të ngrihet.
Krofnën e ngrirë fërgojeni në vaj të nxehtë në temperaturë mesatare derisa të marrë ngjyrë ari dhe të fërguara vendosni në salvetë për të thithur tepricën e vajit.
Përzieni sheqerin pluhur me qumështin derisa të marrë masë kremi.
Glazurën e tillë derdheni sipër krofnes, dekorojeni me pemë dhe servirojeni.
Discussion about this post