Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Mejdani
Home Lajme

KQZ-ja refuzon mbi pesë mijë aplikime!

09/18/2019
18
SHPERNDARJE
15
SHIKIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilen është bërë e ditur se rreth 35 mijë aplikues jashtë Kosovës janë pranuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online, përcjell Gazeta Mejdani.

Në mbledhjen e sotme të KQZ u njoftua se janë pranuar 35 mijë e 87 votues potencialë jashtë Kosovës, ndërsa janë refuzuar 5 mijë e 194 aplikacione për regjistrim.

Arsyet e refuzimit janë sepse nuk kanë ofruar dokumentet e nevojshme të kërkuar nga KQZ.

Besnik Buzhala nga divizioni i shërbimit të votuesve jashtë vendit ka thënë se përgjatë kësaj periudhe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar gjithsejtë 40, 313 aplikacione për regjistrim, raporton Ekonomia Online.

“Nga 40,313 aplikacione për regjistrim të pranuara gjithsejtë, 5,327 aplikacione janë pranuar përmes postës. 319 aplikacione janë pranuar përmes faksit, dhe 34, 667 aplikacione të pranuara përmes e-mail”, njoftoj ai.

5,194 aplikacione që janë refuzuar, për shkak të dokumenteve, formularit të aplikimit si dhe për shkak të moshës.

“Për shkak që kanë dërguar vetëm kopje të dokumentit të vlefshëm të shteteve ku aplikuesit jetojnë, dhe nuk kanë dërguar kopje të dokumenteve me të cila vërtetohet kriteri i zotësisë juridike. Për shkak që aplikuesit e kanë dërguar vetëm formularin e aplikimit, e nuk e kanë dëshmuar as identitetin e as njërën nga kushtet e kritereve të zotësisë juridike. Për shkak se në ditën e zgjedhjeve, aplikuesit nuk arrijnë moshën 18 vjeç”, tha ai.

Drejtori Ekzekutiv i Zyrës për Regjistrim, Yll Buleshkaj, ka njoftuar se Egzon Dervishi është larguar nga Partia Euroatlantike dhe tani partia ka 43 kandidatë.

“Ne jemi në përfundim të të dhënave së shpejti do të vijmë më një përfundim të aplikuesve. Egzon Dervishi i cili është tërhequr nga lista e Partisë Euroatlantike. PZAP-ja ka pranuar kërkesën e tij dhe KQZ-ja miraton kërkesën e tij, tërheqja është më vullnet, Fadil Hajdari do ta zëvendësoj, partia tani ka 43 kandidatë. Gjithsej janë 343 femra 725 meshkuj për kandidatë”, njoftoj ai.

Anëtar i KQZ-së, Adnan Rrustemi, ka njoftuar se do të rritet numri i votuesve nga 750 në 950 nëpër vendvotime.

Rrustemi ka bërë të ditur se janë rreth 1669 votues jashtë Kosovës të cilët janë në listë, por për shkak të skadencës së dokumentit në vendvotim do të dërgojnë një dokument tjetër me afat.

“Dinamika e votimit nuk e pengon ky numër i votuesve. Nga 750 votues do të rritet 950 nëpër vendvotime. 1669 aplikues jashtë Kosovës të cilët kanë dokumente të Kosovës dhe janë në listën e votuesve. Këta votues kanë skadencë të dokumentit dhe në fazën e votimit duhet të dërgojnë një dokument me afat”, tha ai.

Rrustemi theksoi se Këshilli Zgjedhor ka miratuar doracakun për zgjedhjet e 6 tetorit, siç tha ai doracaku do të ndihmoj në rezultate më të shpejta preliminare në ditën e zgjedhjeve.

Ai me tej njoftoj se janë bërë edhe disa ndryshime të lokacioneve për shkak të objekteve jo më funksionale.

“Këshilli Zgjedhor ka miratuar doracakun për zgjedhjet e 6 tetorit. Nuk ka ndryshime esenciale në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Një ndryshim ka të bëjë me rezultatin e përputhjes së formularit. Ne kemi praktikuar në zgjedhjet lokale por jo parlamentare. Kemi vendos që për të mundësuar rezultate të shpejta preliminare në ditën e zgjedhjeve përveç formularit që plotësohet në votim në fund të procesit për shkak të saktësisë, kjo po e vonon procesin. Prandaj ne kemi miratuar një formular në të cilin doracaku mund të jenë publikoj rezultatet e subjekteve në garë  gjë që e lehtëson punën në rezultate dhe raportim të shpejt. Ndryshimi i lokacioneve të votimit një në Prishtinë dhe Deçan, Lipjan dhe Mitrovicën e Veriut, për shkak se objektet janë jo funksionale”, ka thënë ai.

Periudha e Aplikimit për Regjistrim për Votim jashtë Kosovës ka filluar me datën 30 gusht 2019 dhe ka përfunduar me datën 10 shtator 2019.

Votimi për diasporën është shtyrë për ditën e nesërme, nga ora 00:00 fillon votimi. /Gazeta Mejdani/

Share18Tweet

Postime të ngjajshme

Mustafë Bajrami në Top Channel: Kur’ani flet edhe për tokën nëse është e sheshtë apo e rrumbullakët!

Mustafë Bajrami në Top Channel: Kur’ani flet edhe për tokën nëse është e sheshtë apo e rrumbullakët!

Bajrami e përsërit: Asociacioni, kancer i të ardhmës së Kosovës (VIDEO)!

Bajrami e përsërit: Asociacioni, kancer i të ardhmës së Kosovës (VIDEO)!

SHBA të shqetësuara me kundërshtimin e PDK’së dhe LDK’së ndaj propozimit të BE’së!

SHBA të shqetësuara me kundërshtimin e PDK’së dhe LDK’së ndaj propozimit të BE’së!

Rifat-Jashari

Biseda e Rifat Jasharit në takim me Osmanin e Kurtin, “Pasha një Zot nuk ka mundësi…”

‘Karotat kanë dështuar, nxirrni shkopinjtë’: Eurodeputeti holandez kritikon Vucicin për mosnënshkrimin e planit europian!

‘Karotat kanë dështuar, nxirrni shkopinjtë’: Eurodeputeti holandez kritikon Vucicin për mosnënshkrimin e planit europian!

Zbulohet sasi marramendëse e arit në Kosovë, kompania britanike: Në dalje të Prishtinës janë 640 mijë tonelata ari!

Zbulohet sasi marramendëse e arit në Kosovë, kompania britanike: Në dalje të Prishtinës janë 640 mijë tonelata ari!

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.