Një 19-vjeçare me origjinë nga Kosova është arrestuar sot në Itali, nën dyshimet për terrorizëm.
Sipas mediave italiane, 19-vjeçarja me origjinë kosovare është arrestuar pas hetimeve nga Prokuroria e Milanos, me urdhër të lëshuar nga Gjykata atje.
Ajo raportohet se ka qenë e martuar me Kujtim Fejzullahin, i cili në janarin e vitit të kaluar gjatë një sulmi terrorist në Vjenë, kishte vrarë katër persona dhe plagosi 23 të tjerë, deri në momentin kur policia austriake shtiu drejt tij, duke e lënë të vdekur.