Të dhënat nga IKSHPK tregojnë se nga 404 mostra të testuara të dyshuar për koronavirus, 276 rezultuan pozitiv ndaj koronavirusi, shifër më e lartë e rasteve ditore të zbuluara që nga shpërthimi i pandemisë
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 8 persona si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 276 raste të reja, transmeton (AA).
Të dhënat e fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) tregojnë se nga 404 mostra të testuara të dyshuar për koronavirus, 276 rezultuan pozitiv ndaj koronavirusi, shifër më e lartë e rasteve ditore të zbuluara që nga shpërthimi i pandemisë.
Deri më tani janë testuar 34.720 persona, nga të cilët 7.413 rezultuan pozitiv, përfshirë 185 të vdekur.
153 persona janë shëruar, andaj numri i të shëruarve është rritur në 4.027. Momentalisht në Kosovë janë 3.201 raste aktive.