Konkurrenca në Kombëtaren e Kosovës në futboll çdo ditë po shtohet.
Për vite me radhë zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës vraponin pas futbollistëve kosovarë për t’i bindur që të luajnë për Kosovën, por kjo praktikë ka filluar të ndryshoj, shkruan Indeksonline
Tashmë, shumë futbollistë të rinjë me vetëdëshirë afrohen dhe kërkojnë ta veshin fanellën e “dardanëve”. Sulmuesi i Lausannes, Andi Zeqiri do ta lë Zvicrën për Kosovën.
20- vjeçari është rritur si futbollist te Lausanne Sport, ndërsa për një vit ka qenë i huazuar te Juventusi në Itali.
Zeqiri sivjet po kalon formë të lartë duke qenë golashënuesi më i mirë në Ligën e Dytë të Zvicrës me 6 gola në 6 ndeshje. /Indeksonline/
Discussion about this post