Gjërat në Ballkan dhe në Kosovë kanë filluar të marrin kahe të reja sidomos pas fillimit të luftës në Ukrainë. Rusia dhe Serbia po mundohen të përfitojnë nga ky moment që të prishin balancat edhe ashtu të brishta në Ballkan, thotë Dr. Mustafë Bajrami, transmeton Gazeta Mejdani.
Në një intervistë dhënë RTI-së, Dr. Mustafë Bajrami ka folur për Turqinë, luftën në Ukrainë si dhe problemet e reja që po e kanosin botën.
Në ndërkohë ai ka përmendur edhe sfidat e reja që kanë dalë në shesh si pasojë e skadimit të Marrëveshjes së Grurit. “Mbi një miliard njerëz mund të kanosen nga uria nëse nuk arrihet kjo marrëveshje“, ka thënë ai.
Përveç tjerash, ai ka përmendur edhe raportet ruso-turke përgjatë historisë. Sipas tij, Turqia si shtet dhe turqit si komb, problemet më të mëdha i kanë pasur me Rusinë dhe rusët. Dhe ate, që nga koha e selxhukëve, pastaj përgjatë Perandorisë Osmane e duke kaluar në periudhën e Turqisë si Republikë.
“Turqia ka luajtur rolin e pararojës kundër depërtimit të komunizmit kah ujërat e nxehtë përgjatë periudhës së Luftës së Ftohtë. Në këtë mënyrë ajo i ka shërbyer edhe interesave të Perëndimit për të mos lejuar ekspansionizmin rus kah vendet muslimane“, ka shtuar ai.
Kthyer tek çështjet e Kosovës, teksa ka folur për Kodin Civil, ai mendon se duhet gjetur një zgjidhje në mënyrë që të mos dëmtohet shteti, nëse dëmtonet po nuk kaloi, dhe në të njëjtën kohë, që deputet të cilët refuzojnë votimin e tij, të dalin faqebardhë para qytetarëve të cilët i kanë votuar ata.
Në pyetjen lidhur me frymën konservatore tek ne, ai ka përmendur Partinë e Drejtësisë e cila është shkapërderdhur falë përpjekjeve të partive të mëdha që të mos ketë një parti konservatore në Kosovë, si dhe, sipas tij, Partia e Drejtësisë ka pësuar debakël deri në zhbërje për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme të udhëheqësve të kësaj partie.
Në intervistë, ai përmend edhe përpjekjet e tij mbi gjashtëmuajshe për t’i kontribuuar ri-bashimit të krerëve të kësaj partie në mënyrë që të konsolidohet mundësisht edhe një herë.
“Kam bërë përpjekje mbi gjatë muaj. Kam takuar njerëz të tërë, udhëheqës e ish-udhëheqës të Partisë së Drejtësisë, kam udhëtuar në çdo qytet të Kosovës, por në fund kam parë se aq keq janë të thyer këta njerëz mes vete sa që është e pamundur ribërja ndonjë partie të ngjashme me të njëjtit njerëz. Thjeshtë, kam mbetur i zhgënjyer me atë që kam parë dhe dëgjuar nga njerëzit që dikur kanë themeluar dhe udhëhequr këtë parti“, ka thënë në fund të intervistët së tij./Gazeta Mejdani/