
I nominuari për kryeministër nga koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka publikuar një video interesante në faqen e tij në Facebook, ku fton qytetarët që të votojnë për koalicionin 100% Kosovë.
Në videon e tij të shkurtër, pasqyrohen njerëz të ndryshëm, të fushave dhe profesioneve të ndryshme.
Në disa sekuenca të videos shihet edhe vetë Haradinaj.
Më së shumti në këtë video shfaqen të rinjtë energjikë.
Haradinaj dhe partia e tij janë dalluar në këtë fushatë zgjedhore për marketingun e veçantë, me video të shkurtra që janë shfaqur në faqen e Haradinajt dhe faqen e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Discussion about this post