Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Mejdani
Home Lajme Botë

Kisha Katolike pranon përgjegjësinë!

09/28/2019
6
SHPERNDARJE
38
SHIKIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Kisha katolike

Pas abuzimit seksual të përsëritur nga klerikët, në Gjermani duhet të paguhen pa vonesë kompensime për viktimat. Më në fund, thotë Christoph Strack.

Ajo që diskutuan ipeshkvët katolikë gjermanë në mbledhjen e tyre plenare të vjeshtës në Fulda për kompensimin e viktimave të dhunës seksuale nga njerëzit e kishës, ishte e rëndësishme. Kisha Katolike po bën një hap të nevojshëm dhe të vonuar. Deri në këtë moment kaloi shumë kohë. Por veprimi ende mund të konsiderohet model për të tjerët.

Rreth dhjetë vjet më parë, viktimat në Canisius Kolleg në Berlin thyen heshtjen e tyre për padrejtësinë e pësuar. Që atëherë, janë bërë të njohura mijëra raste të dhunës seksuale në Kishën Katolike. Përfaqësuesit e kishës fillimisht u përgjigjën me indinjatë ose me turp, pastaj filloi një udhëtim i gjatë dhe i ashpër për trajtimin e kësaj teme. Ndërkohë, qindra mijëra katolikë dolën të zhgënjyer nga kisha e tyre.

Fillimisht u kërkua të bëhet një studim

Ishte tipike për ipeshkvët katolikë që ata porositën një studim gjithëpërfshirës shkencor, përfundimi i të cilit – pas një fillimi fillestar të vështirë – zgjati katër vjet. Kjo për të prekurit kaloi çdo kufi.

Por puna e shkencëtarëve pengoi që krimet të banalizoheshin. Dhe ajo tregoi lidhjet sistemore. Kur Papa Françesku fajëson “djallin” për abuzim seksual, në një sistem që e zotëron në mënyrë perfekte retorikën e mbulimit dhe shpërqendrimit, është njësoj si argumenti i Joseph Ratzinger-it, Papës Benedikt në pension, se përgjegjëse është fryma e viteve 1968-të. Kjo së paku duhet të irritojë në mënyrë ekstreme viktimat e dekadave të mëparshme.

Tani Konferenca Ipeshkvnore ndodhet pak para miratimit të një sistemi, në të cilin viktimave do t’u paguhen shuma prej disa qindra mijë eurosh. Është e mundur që Kishën Katolike në Gjermani e presin shpenzime prej rreth një miliardë euro. Por edhe në vendet e tjera, në Irlandë, Australi, Kanada, kishës iu desh të shpenzojë më shumë se një miliard euro për të mbijetuarit e krimit.

Jo kompensim, por pranim i vuajtjes

Po, një jetë të shkatërruar nuk mund ta kompensosh me para. Por mund të pranosh se e kanë shkatërruar ose kufizuar. “Ajo që po del në pah,” tha Kardinali Reinhard Marx, “nuk mund të krahasohet.” Bëhet fjalë për shpërblime vullnetare. Por vullneti ekziston. Më në fund.

Sqarimi përfundimtar i procedurës është ende i paqartë, a duhet të ketë një kompensim afrofe apo një procedurë graduale kompensimi. Por kjo duhet të sqarohet shpejt.

Atëherë qasja e ipeshkve do të fitonte një dimension përtej kornizës së Kishës Katolike. Për palën protestante, e cila vazhdon ta ketë të vështirë në fusha të veçanta për të sqaruar abuzimet – por edhe për të gjithë shoqërinë. /DW/

Share6Tweet

Postime të ngjajshme

Papa

Papa Francesku, gati për një mysafir jo të zakontë në Vatikan!

Vatikani

Beogradi zbulon se si po e përdor në diplomaci mosnjohjen e Kosovës nga Vatikani!

Deutsche Welle: Kardinali Marx i paraqet Papës kërkesë për dorëheqje, pasi Kisha Katolike ka arritur në një ‘pikë të vdekur’!

Deutsche Welle: Kardinali Marx i paraqet Papës kërkesë për dorëheqje, pasi Kisha Katolike ka arritur në një ‘pikë të vdekur’!

Papa

Sa e ka rrogën Papa, do të befasoheni?

Dodë Gjergji

Ipeshkëv Dodë Gjergji reagon për sulmin me thikë në xhaminë e Tiranës!

Rudolf Nikolli

Tmerr në një xhami në Tiranë: Sulmuesi hynë me thikë, i plagos rëndë pesë xhematë, ja kush është autori!

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.