Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Mejdani
Home Lajme Kosovë

Kërkohet vota e shqiptarëve për largimin e “monstrumit politik” nga Kuvendi!

09/25/2019
6
SHPERNDARJE
8
SHIKIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Lista Serbe

Zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, do të kenë në fokus dy përballje paralele shumë të rëndësishme për proceset në vend.

Në njërën anë, partitë shqiptare do të garojnë për udhëheqjen e Qeverisë dhe postin e kryeministrit, e në anën tjetër krahas me këtë partitë serbe do të luftojnë për marrjen e sa më shumë ulëseve në Parlament, nga 10 sa janë të rezervuara totalisht për këtë komunitet, shkruan lajmi.net.

Fuqia absolute e Listës Serbe gjatë këtyre viteve të fundit, mund të lëkundet goxha shumë këto zgjedhje.

Në garë kundër tyre aktualisht është krijuar një koalicion i quajtur “Slobodna”, me në krye ish-ministrin Nenad Rashiq, i cili është edhe kandidat për kryeministër. Paralelisht në garë është edhe Partia Liberale Serbe me kryetar Slobodan Petroviq.

Veç serbëve, partitë jo shqiptare do të kërkojnë edhe votën e shqiptarëve.

Nenad Rashiq nga koalicioni “Slobodna” për lajmi.net thotë se do të bëj dy spote elektorale, përmes të cilave do të kërkojë edhe votën e shqiptarëve.

Listën Serbe ai e quan “monstrum politik” që sipas tij duhet të hiqet sa më shpejtë nga skena politike.

“Unë mund të flas nga aspekti im profesional. Unë do të bëj dy sporte të shkurta që do t’u referohet edhe qytetarëve shqiptarë nga ku do të kërkoj mbështetje, sepse besoj se një prej sfidave kryesore tona është të heqim këtë influencë negative të këtij subjekti politik apo monstrumi politik që quhet Lista Serbe”, thotë Rashiq.

E kriter përcaktues për partitë serbe që të marrin sa më shumë ulëse në Kuvend do të jetë vetëm numri i votave.

Njohësi i Kushtetutës, Riza Smaka, për lajmi.net thotë se kjo çështje nuk është e rregulluar me aktin më të lartë juridik, por se me dispozita ligjore.

“Kjo çështje nuk është e rregulluar me Kushtetutë, por megjithatë me dispozita ligjore. Kriter përcaktues për numrin që partitë serbe fitojnë në zgjedhje është numri i votave që ato fitojnë në zgjedhje”, thotë Smaka.

Nga ana tjetër, Nenad Rashiq thotë se numri i votave që shqiptarët do ia japin koalicionit të tij, do të tregojë edhe nivelin e  tolerancës dhe qytetarisë që ka arritur populli i Kosovës.

“Unë besoj që kam të drejtë t’u drejtohem edhe qytetarëve shqiptarë, dhe në atë formë të shohim se në çfarë niveli të qytetarisë kemi arritur dhe të tolerancës, sepse besoj që kam shërbyer mirë që 18 vjet në politikë. Nuk e di çka mund të pres, por pasi që jam rritur këtu, jetoj këtu me familjen dhe jam serb autentik, mendoj që mund t’u drejtohem edhe shqiptarëve”, përfundon Rashiq.

E njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani për lajmi.net thotë se për vendin do të ishte më e shëndetshme  që në Kosovë të fitonin partitë serbe që nuk janë të dirigjuara nga Beogradi.

Sipas tij, një zë autokton i serbëve do ta ndihmonte shumë këtë pakicë.

“Do të ishte mirë për serbët kosovarë të fitonin partitë e koalicionit që nuk dirigjohen nga Beogradi, të jenë zëri autokton serb, të jenë aktive për të mirën e tyre në Kosovë dhe jo si deri tash që Serbia kontrollon jetën e serbëve të Kosovës dhe manipulon me ta”, thotë ai.

Madje siç thekson Burjani, serbët e Kosovës nuk duhet të merren më me Beogradin por veç me veten e tyre.

“Ata nuk duhet të mbesin peng i qëndrimeve që gjithmonë të dëgjojnë çfarë thotë Beogradi”, thekson ai.

Lista Serbe, sipas njohësve të çështjeve të sigurisë do të kërkojë influencimin indirekt të zgjedhjeve përmes strukturave të saja.

Gjithsej, në Kuvendin e Kosovës janë të rezervuara 20 ulëse për komunitetet pakicë./Gazeta Mejdani/

Share6Tweet

Postime të ngjajshme

Valdrin Ferizi

Konvergjenca me Listën Serbe!

Kuvendi-Seanca

Lista Serbe, PDK-ja dhe LDK-ja s’e votojnë marrëveshjen midis Kosovës dhe SHBA-ve!

Barrikada

Kompania e Goran Rakiqit ngriti barrikada në veri (Dokument)!

Goran Rakiq

Goran Rakiq shpall fitoren e Listës Serbe në 10 komuna!

Goran Rakiq

Goran Rakiq sërish thyen heshtjen zgjedhore!

Enver Hoxhaj

‘Goditet’ Enver Hoxhaj: Refuzimi i tij për të marr pjesë në inaugurimin e Vjosa Osmanit Presidente, nuk dallon nga Lista Serbe!

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.