Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Katër leksionet e historisë, që e mbajnë gjallë ëndrrën evropiane!

April 7, 2021
12
SHARES
1.8k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Opinion

Evropa është një histori e dhunës. Por edhe e ndërtimit të një alternative të paqes. Ajo është një histori e të drejtave të mohuara, por edhe e të drejtave të krijuara, të njohura, të kultivuara.

Shkruan: Dario Ronzoni

Është historia e një kontinent që u ngrit mbi bazën e një pakti të heshtur të harresës (mbi përgjegjësitë gjermane të nazizmit), por që shpiku të ashtuquajturën “kultura e kujtesës”, një shprehje kaq e zakonshme sa pak njerëz e mbajnë mend se sa e kohëve të fundit është(vitet 1990), si formulim por edhe si koncept.

Pra “Ëndrra Evropiane”, si titull i librit të Aleida Asman, duhet të shihet me sy të hapur. Edhe sepse vitet e fundit, për shkak të forcës centrifugale të nacionalizmit dhe disa pasigurive politike të institucioneve evropiane, po dështon forca e “komunitetit të imagjinuar” evropian.

Kohezioni i shteteve të ndryshme, është gjithnjë e më i diskutueshëm. Dhe flamuri blu me yjet e vendosur në formë rrethore po zbehet. “Çfarë i mban akoma yjet të bashkuar, çfarë i mban ato që të mos lëvizin nga orbita dhe të humbasin në hapësirë?”- pyet ajo.

Bashkimi Evropian nuk ka lindur rastësisht. Ai ka një histori komplekse, të dhimbshme dhe jo gjithmonë të qartë. Asman e di këtë dhe në 4 leksionet e saj, ajo rindërton fazat simbolike të krijimit të tij përmes katër temave.

Së pari, paqja që “nuk ishte aspak e përsosur”. Ajo lindi me një funksion anti-gjerman, dhe u bazua në përjashtimin e konfrontimit, dhe vazhdoi me shkëputjen nga pjesa lindore komuniste e Evropës. E megjithatë, me rënien e Murit të Berlinit, i gjithë sistemi u vu në pikëpyetje.

Nga ekskluzive Evropa bëhet gjithëpërfshirëse, me ribashkimet, shpërbërjet, pajtimet. “Ashtu si historia e Evropës shënohet nga traktatet e paqes, politika evropiane karakterizohet nga ritualet e pajtimit” thekson ajo.

Leksionet i dytë ka të bëjë me demokracinë. Thuajse një domosdoshmëri. “Ruajtja e paqes nuk do të ishte e imagjinueshme pa rindërtimin e një rendi juridik. Kjo është arsyeja pse projekti i shndërrimit të diktaturave në demokraci, do të konsiderohet si mësimi i dytë që evropianët kanë qenë në gjendje të nxjerrin nga historia”- thekson më tej ajo.

Nuk është një sipërmarrje e lehtë, pasi nëse vetë demokracia është një formë e këmbyeshme e qeverisjes, “njerëzit nuk janë të tillë”. Duhet kohë, bashkëpunim, dhe një kulturë shoqërore dhe politike. Secili vend duhet të ndryshojë nga brenda, duke përfshirë edhe një analizë të pamëshirshme të historisë së vet.

Sa i përket çështjes gjermane – shkruan Asman – një rol themelor luajti Gjyqi i Nurembergut. Një moment unik historik, ku parimet juridike kombëtare u bënë universale, dhe ku iu dha forma juridike kategorive të reja, si për shembull “krimi kundër njerëzimit”.

Leksioni i tretë:kujtesa. Evropa e re lindi nga një tranzicion i vështirë demokratik (në veçanti ai në Gjermani), i mundësuar nga “pakti i heshtjes”, i imponuar menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Plagët ishin të hapura, trauma ishte ende gjallë.

Siç do të shprehej Uinston Çërrcill, ne preferuam ta lëmë mënjanë fajin dhe t’ia fillonim nga e para. “Kjo qasje në atë kohë, nuk u përjetua si një lloj shtypje; përkundrazi kishte një përbërës “çlirues”. Kishte një konotacion pozitiv, pasi duhej të niste një ripërtëritje e thellë, e cila t’i hapte rrugën një të ardhmeje të përbashkët. Dhe nga e ardhmja, priteshin vetëm gjëra pozitive:zhvillim, rritje, përparim”- thekson autorja.

Pastaj ndjeshmëritë ndryshuan. Gjyqi i Adolf Ajhmanit në vitin 1961, dhe seriali amerikan “Holokausti” i vitit 979, ishin kuptimi i fundit të Luftës së Ftohtë. Politika e “kapitullit të mbyllur” u çua në papafingo, dhe dikush nisi të bënte llogaritë me të kaluarën e tij.

Këtu lindi edhe kultura e kujtesës:autokritika e domosdoshme.

Një dialog i sinqertë me të kaluarën, për t’u mbajtur si paralajmërim mbi përgjegjësitë e dikujt, dhe jo si një shantazh për gabimet e vjetra. Edhe ky është një koncept i kohëve të fundit, që u bë universal shumë më shpejt.

Së fundmi “të drejtat e njeriut, janë leksioni i katërt që Bashkimi Evropian ka qenë në gjendje të nxjerrë nga historia”, dhe nga i cili mund të thuhet se ende po mëson.

Përballja me pakicat dhe të lënit në harresë është bërë gjithnjë e më e ashpër, ndonjëherë edhe konfuze. Një shembull është rasti i emigrimeve – deri në vitin 1989 ato ishin në fakt vetëm të brendshme, ndërsa që nga fillimi i këtij shekulli janë bërë të jashtme.

Dhe kjo sepse që nga vitit 2015 ka rënë një iluzion, ai i të qenit në gjendje për të mbajtur larg konfliktet:

“Emigrantët e sotëm po sjellin në zemër të Evropës realitetin e vatrave të nxehta dhe luftërave që vazhdojnë të digjen nën hirin e tyre apo të shpërthejnë në hapësirën ekstra-evropiane. Ato na kujtojnë me këmbëngulje atë që ne preferojmë të mos shohim”- thekson autorja në libër.

Dhe nëse Holokausti, shfarosja e hebrenjve, sistemi i Gulagëve sovjetikë, janë ngjarje të kaluara dhe të përfunduara -dhe që duhen mbajtur gjallë në kujtesë -“lëvizja e detyruar e masave të njerëzve është pjesë e një historie dhune që nuk mbaron, dhe se në Evropën e sotme ajo përsëritet në kontekste shumë të larmishme”.

Ajo ia del të vërë në pikëpyetje gjithçka. Pra me pak fjalë, ëndrra evropiane është një histori mbi krijimin, një projekt kompleks që sheh ndryshime në drejtim, një vetëdijësim të papritur dhe vështirësi. Por edhe nëse zhduke yjet, parimet themelore (paqja, demokracia, kujtesa dhe të drejtat) mbeten të vlefshme edhe për vitet e ardhshme. Ata do të jenë gjithnjë themeli mbi të cilin ne mund të vazhdojmë të ndërtojmë. / “Linkiesta” – Bota.al

ShareTweet

Related Posts

Lajmi i Fundit/ Evropa ndalon importet e qymyrit nga Rusia duke filluar nga gushti 2022!

April 8, 2022

Hulumtimi/Suedi: Nëna nga Maqedonia, rrëfim për fëmijën ‘e rrëmbyer’ nga shteti!

March 14, 2022

Kryeministri i Sllovenisë: Nëse BE-ja nuk zgjerohet në Ballkan, zgjerohen të tjerët!

December 30, 2021

Për 11 muaj, eksportet e Turqisë drejt vendeve të BE-së arrijnë në 80 miliardë dollarë, vetëm Gjermanisë mbi 17 miliard euro!

December 6, 2021

‘Ajo s’është anëtare e BE-së’, BE-ja reagon pasi Britania emëroi emisar për Ballkanin!

December 4, 2021

Temat për të cilat do të diskutojnë Kosova dhe Serbia të martën në Bruksel!

November 13, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.