Rregulli i artë i masës, megjithatë, sipas një studimi të ri, nuk zbatohet për të pirë kafe dhe çaj jeshil
A mund t’u ndihmojnë çaji dhe kafja të sëmurëve nga diabeti?
Globalisht, rreth 422 milion njerëz janë me diabet tip 2. Prandaj, parandalimi më i mirë është ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe kontrolli mbi marrjen e ushqimit dhe pijeve.
Edhe pse ilaçet mund të ulin me sukses rrezikun nga shfaqja e kësaj sëmundjeje, është mirë të kini parasysh që çdo ilaç ka edhe efekte anësore.
Prandaj, preventiva më e mirë është ndryshimi i stilit të jetës dhe kontrolli i konsumimit të ushqimit dhe pijeve.
Si ndihmon çaji i gjelbër?
Studimet e mëparshme tashmë kanë theksuar përfitimet shëndetësore të çajit të gjelbër duke theksuar që ulin rrezikun e shfaqjes së diabetit, përmirësojnë kontrollin e glukozës dhe ndjeshmërinë e insulinës.
Por një studim i ri i kryer nga shkencëtarët japonezë në Universitetin Kyushu, Kolegjin Stomatologjik Fukuoka dhe Spitalin Hakujyuji përcollën se si pirja e çajit të gjelbër ndikon tek njerëzit që tashmë kanë diabet.
Ata studiuan 4923 pjesëmarrës në një moshë mesatare 66 vjeç për një periudhë pesëvjeçare. Ata zbuluan se njerëzit që pinin më shumë se katër filxhanë çaj jeshil në ditë kishin 40 për qind më pak të ngjarë të vdisnin pas përfundimit të studimit.