
Ka ndërruar jetë sot në Mitrovicë Mulla Asllan Murati, ish-imami i xhamisë Isa Bej në Mitrovicë.
Mulla Asllan Murati ishte njeri që e donte dijen dhe shquhej për urtësinë e tij. Për 47 vite me radhë ka qenë imam në Xhaminë e Madhe në Mitrovicë, kryetar i Bashkësisë Islame në Mitrovicën e dikur edhe anëtar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.
Sipas informacioneve të deritanishme, varrimi i këtij hoxhe të madh bëhet nesër në Mitrovicë.
Gjithsesi, për detaje të mëtutjeshme Gazeta Mejdani do të ju informojë me kohë./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post