Irani deklaroi ditën e sotme se ka nisur një satelit ushtarak në orbitë.
Ky veprim i Republikës Islamike mund të rrisë tensionet me SHBA-në në lidhje me programin bërthamor të vendit.
Në një deklaratë në faqen e saj të internetit, Garda Revolucionare e Iranit tha se lëshimi ndodhi nga shkretëtira qendrore e vendit dhe se sateliti kishte arritur në një orbitë prej 425 km mbi sipërfaqen e Tokës.
Sateliti është quajtur “Noor”, që do të thotë “dritë”, dhe IRG përdori një transportues satelitor Ghasad për ta hedhur në hapësirë, një sistem që më parë ishte i panjohur, raportoi AP.
Departamenti amerikan i Shtetit dhe Pentagoni nuk kanë dhënë ende një koment për këtë çështje.
Por lëshimi vjen në mes të tensioneve me Uashingtonin pas prishjes së marrëveshjes bërthamore dhe pas një sulmi me dronë nga ana e SHBA ku mbeti i vrarë kryetari i Gardës së Përgjithshme Qassem Soleimani në janar të këtij viti.