
Rrjeti i bizneseve shqiptare në Britaninë e Madhe., përpiqet që të punojë të jetë urë lidhëse, mes ishullit dhe Kosovës.
Artan Llabjani kryetar i rrjetit të bizneseve shqiptare në Britaninë e Madhe, tha se mërgata shqiptare është shumë mirë e integruar në Britani.
“Ka shumë biznese dhe intelektual që mund të kontribuojnë në bashkëpunimin mes Britanisë dhe Kosovës”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij deri më tani shumë shqiptarë të Kosovës kanë arritur shumë suksese të cilat mund të shihen. AI tha se Bizneset e Britanisë së Madhe të interesuar për Kosovën. “Ka tregime të suksesit, por ka edhe ka pasur dështime. Ne e kemi obligim moral për të investuar në Kosovë”, tha ai.
Llabjani vlerësoi se Kosova ka shumë sfida. “Bizneset britaneze bënë analiza, njëra ndër kushtet është stabiliteti politik dhe korrupsion, ndoshta nuk ka shumë korrupsion në territorin shqiptar, por korrupsioni është problematik për bizneset”, th ai.
Autor: RTKlive
Discussion about this post