Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Mejdani
Home Lajme Kosovë

Haradinaj: Albini po donë me ia heq taksën Serbisë!

09/21/2019
6
SHPERNDARJE
13
SHIKIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Udhëheqësit e koalicionit “100% Kosovë” kanë takuar të shtunën qytetarët e Komunës se Kamenicës, të cilëve u është kërkuar përkrahje në zgjedhjet e 6 tetorit.

Aty, kandidati për kryeministër i koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj tha se do të fokusohen në punët e brendshme të Kosovës dhe zhvillimin ekonomik. Haradinaj tha se do të përballen me forcimin e shtetit ligjor, por siç tha ai, jo duke bërë hajgare sikur Kadri Veseli me deklaratat për luftim të korrupsionit.

“Kur po flet Albini po thotë kemi koncept ekonomik, besoni ai ka kaluar njëfarë internacionale komuniste, se po do me ja heq edhe taksën Serbisë. Po thotë nuk ka qenë ideja ime taksa, merre me mend njeriu që dilke me i ndal kamionët e fëmijët tonë na i mërdhijke me ndal një kamion, e besa hishin burgjeve, sot po thotë nuk ka qenë ideja ime taksa, edhe po ankohet që u kemi qitë taksë mallrave të Serbisë, çka me i bë, shihni ku ka mbërri. LDK po thotë ne jemi krejt në rregull ne e çkapim shtetin, këtë të LDK-së nuk munden me çkap kurrgjë, se e keni parë që nuk guxonin me u ndi prej Hashimit kurrë hiç, as prej Kadrisë. E kanë qitë Vjosen sa me na i marrë votat edhe njëherë e pastaj dihet qysh vazhdon muhabeti, sepse nuk munden me shumë”, tha Haradinaj.

Para qytetarëve të Kamenicës, Haradinaj tha se gjatë kohës sa ishte në krye të Qeverisë, është fokusuar të mësojë si të bëhet zhvillimi ekonomik. Ai premtoi se koalicioni “100% Kosovë” do të punojë për rritje të pagës minimale, të sigurojë shtesa për fëmijë dhe të ndërtojë çerdhe. Haradinaj përmendi edhe taksën dhe ushtrinë, ku tha se çështja e ushtrisë, taksës dhe Trepçës nuk ishin realizuar pa besnikërinë e Shpend Ahmetit dhe PSD-së.

E kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti tha se kur është vendosur taksa 100%, të gjithë donin t’i merrnin meritat, por kur filloi presioni për heqje, sipas tij, të gjithë ikën përveç Haradinajt.

“Sepse Kosova po e lyp që ne të jemi bashkë. Po u them një send prej përvojës të shkurtë, që e kemi pas prej bashkëpunimit me kryeministrin Haradinaj. Kur u vendos taksa 100%, kur ke puna kush e ka bo taksën nuk i nxike kamera, jo unë, jo unë e kom qit, jo ideja jem, jo unë e kom bo, kur ke puna që erdh presioni besomni nuk i nxike dera tu ikë. Do njerëz hala pa ardh me qeveri sot jon zbeh e zmbraps prej asaj, po tuten mos po vjen naj presion, kanë nise me thënë si të vijmë ne në pushtet e heqim taksën, mos diqysh po bëhen me ndërkombëtarët e pahiri mos po ua lejojnë me hy në qeveri. Po ku tregoj edhe juve sot që me frikë e mungesë guximi nuk hyhet në qeveri. Atje më nuk janë llafe, nuk janë fjalë, duhet me vepru edhe kur ka presion duhet me i qëndru interesave të Republikës se Kosovës”, tha Ahmeti.

Ai tha se ka qenë vendosmëria e kryeministrit Haradinaj që e ka bërë që taksa të mbetet në fuqi. Ahmeti tha se Kosova po kërkon guxim në qeverisje, dije e përkushtim, e sipas tij këto i ka koalicioni AAK-PSD.

E kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati tha se Kamenica ka 500% më shumë investime nga shteti, vitin e fundit. Ai tha se vetëm për 1 vit, në qeverisjen e Haradinajt, ka pasur investime në këtë komunë më shume sesa nga viti 2012 deri më 2018 bashkë

Share6Tweet

Postime të ngjajshme

Kurti-internet

Ja cili është politikani kosovar me i ndjekur në Facebook, po Kurti, i sati radhitet!

Haradinaj-Murati

Skandal i skandaleve/ Toka e privatizuar për 4 mijë euro, shteti ia vlerëson 4. 8 milion euro. Si arsyetohet Haradinaj për këtë rast!

Haliti-Haradinaj

Xhavit Haliti: Ramush Haradinajt me ia falë edhe 500 hektarë, nuk bëhet kurrgjë!

Haradinaj përshëndet emërimin e ministrit të ri në Qeverinë Kurti!

Haradinaj përshëndet emërimin e ministrit të ri në Qeverinë Kurti!

Blerina-Sallaj

Skandaloze/ Në aeroportin e Prishtinës kapen materiale të falsifikuara zgjedhore duke shkuar për Gjermani!

Zgjedhjet-lokale

Nesër në ora 10:00 shpallen rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale!

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.