Liqeni i Përlepnicës që gjendet në Malet e Gollakut nuk është aspak në gjendje te mirë. Anamorava e sidomos qyteti i Gjilanit është në rrezik për ujë si asnjëherë më parë.
Ai ka shënuar ulje drastike të nivelit të ujit, shkruan Indeksonline.
Përmes këtij liqeni furnizohet një pjesë e madhe e ‘Anamoravës’.
Kjo gjendje e liqenit po i shqetëson qytetarët e kësaj ane, duke e ditur që ky liqen është burim i ujit për ta.
Temperaturat e larta kanë bërë që toka në këtë pjesë të jetë shumë e thatë.
Duke e parë gjendjen e liqenit, kërkohët intervenim i shpejt i autoriteteve përkatëse që të ndërmarrin diçka./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post