Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Franca goditet nga greva të reja kundër reformës së pensioneve!

December 18, 2019
48
SHARES
5.1k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Franca

Që nga operatorët e Kullës Eifel deri tek mjekët në spital, grevat kanë tërhequr punonjësit francezë të sektorëve kryesorë të ekonomisë. Por francezët mund t’i ndërpresin grevat me afrimin e festave.

Para se qeveria dhe sindikatat të negociojnë për planet e diskutueshme të pensioneve nesër, sot do të ketë një grevë tjetër mbarëkombëtare. Të prekur janë edhe turistët. Kështu Kulla Eifel e Parisit do të qëndrojë e mbyllur.

Punonjësit e Kullës Eifel ndaluan punën. Por sheshi përpara qëndron megjithatë i hapur, megjithatë, bëri të ditur në Twitter zyra e shtypit e monumentit me famë botërore. As disa muze nuk mund të vizitohen.

Mësues, mjekë dhe avokatë kanë dalë në grevë. Mësimet në shkollë janë anuluar, kjo vlen edhe për provimet. Infermieret dhe farmacistët gjithashtu ndodhen në grevë. Spitalet kanë aktivizuar angazhime të detyrueshme për të siguruar mjekimet kryesore.

Në Francë, kanë nisur për herë të tretë këtë muaj greva dhe protesta mbarëkombëtare kundër reformës së planifikuar të pensioneve. Udhëtarët në trena dhe në fluturime pritet të përballen anulime dhe vonesa masive. Janë paralajmëruar mitingje të mëdha kundër reformës së pensioneve për Parisin dhe qytetet e tjera. Trafiku i udhëtarëve u godit sërish të martën, kur greva kundër reformës së pensioneve hyri në ditën e 13-të.

Sindikatat franceze kanë kërkuar shtimin e grevave para pushimeve, duke u bërë thirrje punëtorëve në të gjithë sektorët e grevës t’u bashkohen protestave masive të organizuara në të gjithë vendin.

Tetë nga 14 linjat e metrosë të kryeqytetit qëndruan të mbyllura, ndërsa të tjerët ofruan shërbime minimale. Rreth 80% e trenave në rajonin Ile-de-France, ku ndodhet Parisi nuk funksionojnë.

Në Place de la Republique në qendër të Parisit, sindikatat kanë përgatitur simbole dhe balona përpara marshimit të protestës që do të fillojë në 01:30 pasdite sipas orës lokale.

Policia tha që ka vendosur forca shtesë të sigurisë në të gjithë qytetin për të mbrojtur njerëzit dhe pronën nga rastet e mundshme të dhunës.

Paqetësi edhe në pushime?

Franca është tronditur që prej dy javësh nga protestat, që kur Presidenti Emmanuel Macron bëri të ditura planet për ta rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.

Qeveria pësoi një goditje të fortë të hënën kur Komisioneri i Lartë për Pensionet, Jean-Paul Delevoye, njoftoi se do të japë dorëheqjen. Ai nuk kishte raportuar për disa punë të tjera të dyta, që i ka mbajtur së bashku me portofolin e pensioneve. Jean-Paul Delevoye është arkitekti kryesor i reformës aktuale të propozuar të pensioneve.

Megjithëse sondazhet sugjerojnë se një shumicë në Francë i mbështet grevat, një sondazh i Ifop-it, i ngarkuar nga gazeta e përditshme Le Figaro tregon se 55% e të anketuarve besojnë se grevat nuk duhet të ndikojnë në ditët e festave. (tgsch, Reuters, AP-DW)

ShareTweet

Related Posts

Macron i del karshi botës perëndimore: Ne nuk duhet ta përbuzim Rusinë

June 6, 2022

Ukraina/ Kriza më e madhe e tanishme që ka kapluar botën: Çka do të ndodhë me Rusinë në ditët në vijim?

February 12, 2022

Macron bënë thirrje: Njerëzit që shpërndajnë lajme të rreme në internet të vihen para drejtësisë!

January 13, 2022

Kryeministri Kurti niset për Paris, do të marr pjesë ‘Forumin e Paqes’!

November 11, 2021

Kjo është qyteza ku qytetarëve u ndalohet të vdesin vikendeve dhe gjatë festave!

October 28, 2021

Franca do të ndihmojë me nga 100 euro qytetarët për shkak të rritjes së çmimit të karburantit!

October 22, 2021

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Ringjallja e tubacionit të gazit Katar-Türkiye ofron shpresë mes sfidave!

Nga Libani në Siri: Loja me shumë zero e Iranit në oborrin e tij!

Gjykata raciste në zemër të Europës

Trending

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!
Kosovë

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025

Bekim Çollaku ka thënë që Gjykata Speciale ka qenë e vetmja thikë pas shpine për Kosovën në...

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

January 22, 2025
Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

January 22, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.