Një fotograf ka arritur të fiksojë një leopard të kamufluar në mënyrë perfekte, por në këtë mënyrë ka “çmendur” të gjithë ndjekësit e tij në Twitter. Tek fotoja e publikuar në mediat sociale, në shikim të parë duket sikur kemi të bëjmë me një kanal, baltë, një trung peme dhe asgjë tjetër.
Por fotoja e shkrepur prej fotografit nga India në fakt fsheh një grabitqar që pothuajse nuk duket fare. Vetëm nëse e sheh foton me imtësi të madhe mund të dallosh leopardin në sfond. Fotoja u postua nga Bella Lack në Twitter e cila ndiqet nga 150 mijë persona.
Bashkë me foton ajo shkruante: “Dikush më dërgoi këtë foto dhe më pyeti nëse mund ta gjeja leopardin. Isha e bindur që ishte ndonjë shaka…derisa e gjeta ku ndodhej. Mund ta dalloni ju?”.
Discussion about this post