Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Mejdani
Home Lajme Botë

(Foto) Këta janë 50 tërmetet më vdekjeprurës dhe më shkatërrues në histori!

09/21/2019
16
SHPERNDARJE
100
SHIKIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Tërmeti

Çdo ditë ndodhin tërmete të vogla në vende të ndryshme të botës. Vendet më të prekura nga tërmetet e përhershme janë Kalifornia, Alaska, Guatemala, Kili, Peruja, Indonezia, Irani, Pakistani, Portugalia, Turqia, Zelanda e Re, Greqia, Italia dhe Japonia.

Por, tërmetet mund të ndodhin thuajse kudo, duke përfshirë Nju Jorkun, Londrën dhe Tiranën.

Lëkundjet e mëdha sizmike me pasoja të rënda nuk ndodhin aq shpesh. Në vendet me shkallë të ulët sizmike, siç është Anglia është llogaritur se ndodh një tërmet i shkallës 3.7 – 4.6 ballë njëherë në vit dhe një tërmet i shkallës 4.7 – 5.5 një herë në dhjetë vjet, e një tërmet më i lartë se 5.6 gradë rihter një herë në 100 vjet.

Numri i stacioneve sizmike është rritur nga 350 në vitin 1931 në mijëra sot. Si rezultat, shumë tërmete paralajmërohen para se të ndodhin e shmangia e pasojave ndodh më së shumti për shkak të përmirësimit të teknologjisë.

Që prej vitit 1900 ka pasur rreth 18 tërmete të mëdha (7 – 7.9 ballë) në vit. Pjesa më e madhe e tërmeteve në botë (rreth 90 për qind e tyre) ndodhin në një zonë në formë patkoi rreth 40 mijë kilometra në rripin sizmik të Paqësorit, i njohur gjithashtu si Rrethi i Zjarrtë i Paqësorit.

Tërmetet masive ndodhin dhe në kufijtë e pllakave të tjera kontinentale gjithashtu. Njerëzit mund të shkaktojnë tërmete duke ndërtuar diga dhe ndërtesa të mëdha dhe duke injektuar lëngje në puse nafte. Me rritjen e rrufeshme të mega-qyteteve si Meksiko Siti, Tokio apo Teheran në zona sizmike me rrezik të lartë, sizmologët paralajmërojnë se një tërmet i vetëm mund të kushtojë jetët e deri në 3 milionë njerëzve.

Tërmetet nuk ndodhin vetëm në sipërfaqen të tokës. Ato mund të ndodhin dhe nën sipërfaqen e oqeaneve duke shkaktuar cunami. Si pasojë krijohen valë të mëdha me distancë prej rreth 100 kilometrash dhe periudha mes valëve mund zgjasë nga pesë minuta në një orë.

Cuname të tilla udhëtojnë me 600-800 kilometra në orë, në varësi të thellësisë së ujit. Cunamit mund të udhëtojnë gjithashtu dhe me mijëra kilometra në oqean të hapur duke shkaktuar katastrofa në brigjet e prekura. Janë disa tërmete në histori që kanë tronditur tokën e kanë shkaktuar qindra mijëra të vdekur.

Tërmeti më vdekjeprurës i gjithë kohërave, i cili ka ndodhur para 450 vjetësh. Me epiqendër në provincën Shaanxi, tërmeti i vitit 1556 mori jetën e 830 mijë njerëzve. Forca e tërmetit arrinte në 8 ballë sipas shkallës Rihter.

1. Shaanxi, Kinë, 1556

Tërmeti më vdekjeprurës i gjithë kohërave, i cili ka ndodhur para 450 vjetësh. Me epiqendër në provincën Shaanxi, tërmeti i vitit 1556 mori jetën e 830 mijë njerëzve. Forca e tërmetit arrinte në 8 ballë sipas shkallës Rihter. Ky tërmet ishte rreth 30 herë më i fortë se i fundit në Tahitit dhe strukturat para moderne s’mund të përballonin një tërmet të kësaj shkolle.

2. Tangshan, Kinë, 1976
Kina ka fatin e keq të ketë pasur tërmetin e dytë më vdekjeprurës, atë të vitit 1986, i cili godit verilindjen e vendit. Tërmeti pati dy goditje të forta, njëra pas tjetrës. Numri i vdekjeve u numërua në rreth 700 mijë vetë, por që prej atëherë është rishikuar dhe është ulur në 250 mijë.

3. Cunami i Oqeanit Indian, 2004
Më 26 dhjetor 2004 një tërmet i fortë shkundi fundin e oqeanit Indian, duke lëshuar një energji të barabartë me 23 mijë bomba atomike. Tërmeti më i madh në 40 vjetët e fundit shkaktoi një cunami në oqeanin Indian duke ngritur dallgë rreth 100 metra në 11 vende. Mendohet se numri i atyre që humbën jetën nga kjo katastrofë ishte 227, 898.

4. Haiuan, Kinë, 1920
Më 16 dhjetor 1920 tërmeti në Haiuan, i cili arriti në 7.8 ballë sipas shkallës Rihter shkaktoi lumenjtë të ndërronin rrjedhën dhe rrëzoi male të tëri. Shkatërrimi u shtri në shtatë provincat e Kinës. Sjiahem, një qytet në Xiji u fshi nga faqja e dheut. Rreth 200 mijë njerëz humbën jetën në këtë katastrofë natyrore që u ndje deri në Norvegji.

5. Kanto, Japoni, 1923
Pak para mesditës së 1 shtatorit 1923 një tërmet me shkallë 7.9 ballë Rihter tronditi gjithë zonën metropolitane të Tokios dhe Jokahamës. Dridhjet e dhunshme lanë shumë pak banesa në këmbë dhe shkaktuan një cunami që u ngrit deri në 12 metra. Por dëmi vazhdoi për disa ditë me radhë, duke shkaktuar zjarre e shembje të vazhdueshme e duke vrarë thuajse gjysmën e Tokios.

6. Haiti, 2010
Tërmeti prej 7 ballësh që goditi kryeqytetin e Hatitit ka shkaktuar mbi 200 mijë të vdekur. Rreth 300 mijë të tjerë u plagosën nga tërmeti kurse 250 mijë shtëpi u shkatërruan. Ky ishte tërmeti më i fuqishëm në Karaibe në 200 vitet e fundit.

7. Turkmenistan, 1948
Në shumë pak minuta, një tërmet 7.3 ballë sipas shkallës Rihter në tetor të vitit 1948 e ktheu qytetin Ashgabat në një grumbull hiri. Mijëra doktorë, infermiere dhe staf mjekësor fluturuan nga Moska dhe qytetet e tjera ruse për të ndihmuar të lënduarit në atë që sot quhet Turkmenistan. Pavarësisht përpjekjeve të tyre, 110 mijë njerëz humbën jetën.

8. Sichuan, Kinë, 2008
Mbi 87 mijë njerëz vdiqën në tërmetin vdekjeprurës në Kinë, në vitin 2008 dhe thuajse 10 milionë të tjerë mbetën pa shtëpi. Dëmi i shkaktuar vlerësohet në 86 miliardë dollarë. 10 mijë fëmijë vdiqën nëpër shkolla dhe kjo çoi në hapjen e një hetimi që rezultoi se 20 përqind e shkollave fillore mund të ishin ndërtuar në mënyrë të pasigurt.

9. Kashmir, Pakistan, 2005
Kashmiri, i cili është kufiri i një lufte të madhe mes Indisë dhe Pakistanit është dëmtuar mjaft. Një tërmet masiv e goditi më 5 tetor 2005 duke i shtuar telasheve dhe problemeve të provincës. Tërmeti 7.6 ballë shkaktoi 79 mijë të vdekur dhe la miliona njerëz të pastrehë. Shpëtimi u bë më i vështirë për shkak të terrenit të thyer malor.

10. Mesina, Itali, 1908
Sipas standardeve të sotme, tërmeti që goditi rripin e Mesinës që ndan rajonin e Sicilisë nga Kalabria më 28 dhjetor 1908 ishte 7.5 ballë. Një cunami e pasoi duke ngritur dallgët rreth 80 metra dhe duke u përplasur në bregun italian. Më shumë se 80 mijë vetë u vranë dhe dhjetëra qytete u shkatërruan. Refugjatët nga Mesina u vendosën në qytetet italiane.

11. Tërmeti Alepo
Numri i të vdekurve: 230,000 persona
Vendndodhja: Siri
Viti i tërmetit: 1138

12. Tërmeti i Lisbonës
Numri i të vdekurve: 100,000 persona
Vendndodhja: Portugali
Viti i tërmetit: 1755

13. Tërmeti Chihli
Numri i të vdekurve: 100,000 persona
Vendndodhja: Kinë
Viti i tërmetit: 1290

14. Tërmeti i Kashmirit
Numri i të vdekurve: 86,000 persona
Vendndodhja: Pakistan
Viti i tërmetit: 2005

15. Tërmeti Ansei Nankai
Numri i të vdekurve: 85,000 persona
Vendndodhja: Japoni
Viti i tërmetit: 1854

16. Tërmeti Shamakhi
Numri i të vdekurve: 80,000 persona
Vendndodhja: Azerbajxhan
Viti i tërmetit: 1667

17. Tërmeti Tabriz
Numri i të vdekurve: 77,000 persona
Vendndodhja: Iran
Viti i tërmetit: 1727

18. Tërmeti Gansu
Numri i të vdekurve: 70,000 persona
Vendndodhja: Kinë
Viti i tërmetit: 1932

19. Tërmeti Sichuan
Numri i të vdekurve: 69,197 persona
Vendndodhja: Kinë
Viti i tërmetit: 2008

20. Tërmeti Ancash
Numri i të vdekurve: 66,000 persona
Vendndodhja: Peru
Viti i tërmetit: 1970

21. Tërmeti i Siçilisë
Numri i të vdekurve: 60,000 persona
Vendndodhja: Itali
Viti i tërmetit: 1693

22. Tërmeti Balochistan
Numri i të vdekurve: 60,000 persona
Vendndodhja: India Britanike
Viti i tërmetit: 1935

23. Tërmeti i Kalabrisë
Numri i të vdekurve: 50,000 persona
Vendndodhja: Itali
Viti i tërmetit: 1783

24. Tërmeti Gansu
Numri i të vdekurve: 40,000 persona
Vendndodhja: Kinë
Viti i tërmetit: 1927

25. Tërmeti Meio Nankai
Numri i të vdekurve: 40,000 persona
Vendndodhja: Japoni
Viti i tërmetit: 1498

26. Tërmeti Quito
Numri i të vdekurve: 40,000 persona
Vendndodhja: Ekuador
Viti i tërmetit: 1797

27. Tërmeti Genroku
Numri i të vdekurve: 37,000 persona
Vendndodhja: Japoni
Viti i tërmetit: 1703

28. Tërmeti Manjil Rudbar
Numri i të vdekurve: 35,000 persona
Vendndodhja: Iran
Viti i tërmetit: 1990

29. Tërmeti Erzincan
Numri i të vdekurve: 32,962 persona
Vendndodhja: Turqi
Viti i tërmetit: 1939

30. Tërmeti Hoei
Numri i të vdekurve: 30,000 persona
Vendndodhja: Japoni
Viti i tërmetit: 1707

31. Tërmeti Bam
Numri i të vdekurve: 30,000 persona
Vendndodhja: Iran
Viti i tërmetit: 2003

32. Tërmeti Spitak
Numri i të vdekurve: 25,000 persona
Vendndodhja: Armeni
Viti i tërmetit: 1988

33. Tërmeti Tabas
Numri i të vdekurve: 25,000 persona
Vendndodhja: Iran
Viti i tërmetit: 1978

34. Tërmeti Kamakura
Numri i të vdekurve: 23,700 persona
Vendndodhja: Japoni
Viti i tërmetit: 1293

A wave approaches Miyako City from the Heigawa estuary in Iwate Prefecture after the magnitude 8.9 earthquake struck the area March 11, 2011. Picture taken March 11, 2011. REUTERS/Mainichi Shimbun(JAPAN – Tags: DISASTER ENVIRONMENT IMAGES OF THE DAY) FOR EDITORIAL USE ONLY. NOT FOR SALE FOR MARKETING OR ADVERTISING CAMPAIGNS. JAPAN OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN JAPAN – RTR2JTXO

35. Tërmeti Guatemala
Numri i të vdekurve: 23,000 persona
Vendndodhja: Guatemalë
Viti i tërmetit: 1876

36. Tërmeti Gujarat
Numri i të vdekurve: 20,000 persona
Vendndodhja: Indi
Viti i tërmetit: 2001

37. Tërmeti Karakas
Numri i të vdekurve: 20,000 persona
Vendndodhja: Venezuelë
Viti i tërmetit: 1812

38. Tërmeti Chillan
Numri i të vdekurve: 20,000 persona
Vendndodhja: Kili
Viti i tërmetit: 1939

39. Tërmeti Khait
Numri i të vdekurve: 18,000 persona
Vendndodhja: Taxhikistan
Viti i tërmetit: 1949

40. Tërmeti i Izmitit
Numri i të vdekurve: 17,118 persona
Vendndodhja: Turqi
Viti i tërmetit: 1999

41. Tërmeti Agadir
Numri i të vdekurve: 15,000 persona
Vendndodhja: Marok
Viti i tërmetit: 1960

42. Tërmeti Bihar
Numri i të vdekurve: 10,700 persona
Vendndodhja: Indi
Viti i tërmetit: 1934

43. Tërmeti Latur
Numri i të vdekurve: 9748 persona
Vendndodhja: Indi
Viti i tërmetit: 1993

44. Tërmeti i Meksikos
Numri i të vdekurve: 9500 persona
Vendndodhja: Meksikë
Viti i tërmetit: 1985

45. Tërmeti Diexi
Numri i të vdekurve: 9000 persona
Vendndodhja: Kinë
Viti i tërmetit: 1933

46. Tërmeti Xingtai
Numri i të vdekurve: 8064
Vendndodhja: Kinë
Viti i tërmetit: 1966

47. Tërmeti Valdivia
Numri i të vdekurve: 6000 persona
Vendndodhja: Kili
Viti i tërmetit: 1960

48. Tërmeti Hunza
Numri i të vdekurve: 5300 persona
Vendndodhja: Pakistan
Viti i tërmetit: 1974

49. Tërmeti Balochistan
Numri i të vdekurve: 4000 persona
Vendndodhja: India Britanike
Viti i tërmetit: 1945

50. Tërmeti Fukui
Numri i të vdekurve: 3894 persona
Vendndodhja: Japoni
Viti i tërmetit: 1948 / 

Share16Tweet

Postime të ngjajshme

Erdogan

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shqipërisë!

Vullkani

VIDEO/ Tmerr para syve të njerëzve: Shpërthen vullkani në Japoni!

Rama takohet me Blinken sot në Bruksel!

Rama takohet me Blinken sot në Bruksel!

Zgjedhjet në Shqipëri

Numërohen mbi 31% votave! PS e para në 9 qarqe, PD në 3! KQZ shpall PS-në fituese në njësinë 10 në Tiranë!

Sulmi në xhami

Publikohet videoja e sulmit me thikë brenda xhamisë në Tiranë!

Emoji

Kur dhe kush i ka shpikur Emoji-t?

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.