
Albin Kurtit i bashkohen edhe tre deputetë nga komunitetet joshumicë dhe në këtë formë si duket koalicioni VV-LDK nuk do ta këtë nevojën për përfshirjen e Nismës dhe AKR-së në Kuvend.
Lideri i Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, përmes një shkrimi të bërë faqen zyrtare në Facebook, ka treguar se sot është takuar me kryetarët e tri partive të komuniteteve jo shumicë, dhe të tre të zgjedhur nga votat e popullit për deputetë, kanë për t’ju bashkuar qeverisë së re.
“Kryetarët e tri partive të komuniteteve joshumicë, njëkohësisht edhe deputetë të ardhshëm, zotërinjtë Rasim Demiri, Fikrim Damka dhe Albert Kinolli do ta votojnë qeverinë tonë dhe mua si kryeministër, pa kushtëzime”, ka shkruar Kurti./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post