Fitore Pacolli nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), tha se mërgata është ajo që e bën ndryshimin në këtë vend, mu për këtë janë lënë procedura të vështira e të stërzgjatura për të votuar nga jashtë.
Ajo në emisionin “Debat” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), tha se Vetëvendosje është angazhuar të përmirësohet situata lidhur me votimin nga jashtë por partitë në pushtet nuk ishin të interesuara për ndryshimin në vend, dhe nuk ndërmorën asgjë.
“Interesi i partive në pushtet ka qenë që mos të lehtësohen procedurat e votimit për diasporën”, shtoi ajo.
Pacolli tha se Kryetari i kuvendit nuk e solli për votim në kuvend ligjin për zgjedhje, kështu që procedurat e komplikuara për votim të diasporës mbetën në fuqi.
“Po flasim në kohën e ardhshme se çka duhet të bëhet, por të kuptohemi, diaspora ikë sepse nga ajo kërkohet haraç”, tha Pacolli.
Discussion about this post