Ka përfunduar pranimi i studentëve në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, e po ashtu kanë filluar edhe pazaret ilegale për shitjen e dhomave nga ata që kanë përfituar.
Nëpër rrjete sociale tashmë kanë filluar shitjet e dhomave në konviktet e Prishtinës.
Në një faqe në Instagram të quajtur “spottedqs” shihet se kanë nisur shitjet e dhomave, ndërsa edhe ka mjaft studentë që janë të interesuar për t’i blerë.
“Nese osht i interesum dikush me ble konviktin ne numer 5 me sheno ne insta Anonim..”
“Njejt edhe une jam e interesume me shit. Une konviktin 4”
“Pershendetje nese mundesh me postu qeto. Nese dikush osht i interesum me ble konvikt le tshenon ne ket insta 2 vende konvikti nr 5”, janë disa prej fjalëve të publikuara.