Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Mejdani

FBI paralajmëron protesta të armatosura në të gjithë SHBA-në!

01/12/2021
7
SHPERNDARJE
1.4k
SHIKIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
FBI

FBI paralajmëroi protesta të mundshme të armatosura në të gjithë Shtetet e Bashkuara, përpara inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, më 20 janar.

Agjencia federale e zbatimit të ligjit tha se “protestat e armatosura” mund të planifikohen në të 50 kryeqytetet e shteteve dhe në ndërtesën e Kongresit, nga data 16 janar deri së paku më 20 janar.

Në shumicën e shteteve, me përjashtim të Uashingtonit, mbajtja hapur e armëve është e ligjshme.

Paralajmërimi vjen derisa Uashingtoni dhe legjislaturat e shteteve janë duke rritur sigurinë, pas dhunës së turmave, javën e kaluar në Kongres.

Pesë njerëz kanë vdekur gjatë sulmit në Kongres, pasi presidenti Donald Trump i ka nxitur mbështetësit me pretendime të pabazuara për mashtrime në zgjedhje.

FBI po ashtu tha se ka marrë informacione për një grup që u bën thirrje të tjerëve të “sulmojnë” ndërtesat e gjykatave shtetërore, lokale dhe federale dhe ndërtesat administrative, nëse Trump hiqet nga detyra para përfundimit të mandatit të tij.

Sipas paralajmërimit që kanë siguruar rrjetet ABC News dhe CNN, grupi kërcënon t’i “sulmojë” ndërtesat qeveritare në të gjithë vendin, edhe në ditën kur Biden inaugurohet.

Dhoma e Përfaqësuesve, e cila udhëhiqet nga demokratët, synon të nisë gjykimin e presidentit Trump gjatë kësaj jave, nëse nënpresidenti Mike Pence dhe kabineti nuk e përdorin autoritetin kushtetuese për ta larguar atë nga zyra ose për ta nxitur të japë dorëheqje.

Biden tha të hënën se nuk ka frikë të bëjë betimin në shkallët jashtë ndërtesës së Kongresit, që është vendi tradicional për ceremoninë e betimit.

Pas kësaj, Biden pritet të marrë pjesë në një ceremoni të vendosjes së kurorave, së bashku me ish-presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton, për të shprehur mesazhe uniteti.

Trump ka thënë se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit – një vendim që presidenti i zgjedhur e ka mbështetur. Pence, në anën tjetër, ka thënë se planifikon pjesëmarrjen.

Në përgjigje të shqetësimeve për dhunën, Trump lëshoi të hënën mbrëma një deklaratë emergjente për kryeqytetin. Deklarata e lejon Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave të koordinohen me autoritetet lokale sipas nevojës. Deklarata do të jetë në fuqi deri më 24 janar.

Ndërkohë, ushtruesi i detyrës së sekretarit për Sigurinë e Brendshme, Chad Wolf, dha papritur dorëheqje nga udhëheqja e organit përgjegjës për sigurinë e inaugurimit, më 20 janar.

Wolf, i cili tha se largohet për arsye procedurale, emëroi Pete Gaynorin, administratorin e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, për ta zëvendësuar atë. Wolf nuk përmendi në dorëheqjen e tij ngjarjet që kanë të bëjnë me rrethimin e Kongresit.

Në një tjetër zhvillim, Garda Kombëtare u autorizua të dërgojë deri në 15,000 trupa në Uashington, për të forcuar sigurinë për inaugurimin.

Kryetarja e Uashingtonit, Muriel Bowser, gjithashtu kërkoi që Departamenti i Brendshëm i SHBA-së t’i anulojë lejet e tubimeve publike deri më 24 janar.

Ajo u bëri thirrje amerikanëve që t’i shmangin udhëtimet në Uashington për ceremoninë e inaugurimit.

Trump nuk ka bërë asnjë deklaratë publike prejse është bllokuar nga disa platforma të mediave sociale – përfshirë Twitter – të premten e kaluar. /Rel/

ShareTweet

Postime të ngjajshme

Departamenti i Drejtësisë

Departamenti Amerikan i Drejtësisë: ‘YPG është një nën-filial’ i PKK-së terroriste!

Amerika

DW/Amerika si model, apo sa shumë iu lëkund imazhi asaj?

Kongresi Amerikan

Opinion: Ditët e fundit të kaosit të Donald Trump!

Kongresi Amerikan

DW: Zyrtarët amerikanë konsiderojnë shkarkimin e Trumpit!

Ivanka Trump

Ivanka i quan patriotë protestuesit, por më pas pendohet!

Kongresi Amerikan

Konfirmim zyrtar, Kongresi Amerikan: Joe Biden fitues i zgjedhjeve presidenciale!

Mos i humb

Sot mot i ftohtë dhe me ngrica
Kosovë

Moti për këtë javë, ngrica në mëngjes, shi dhe borë!

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...

Kimete Berisha

Kimete Berisha e godet rëndë Dodë Gjergjin e Kishës Katolike!

Thaçi-Beqiri

Koha e komandatëve po mbaron, Hashim Thaça e Ismet Beqira nuk kemi për të parë më!

Partitë politike

Të gjitha listat e partive të kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit!

Lojtarët më të mirë

Kjo është renditja e top 50 lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit!

Vetëvendosje

Kjo është lista e Vetëvendosjes për kandidatët për deputetë!

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Ende nuk e kemi gati listën përfundimtare!

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.