Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Evropa duhet t’u dalë zot njerëzve të tyre nga radhët e ISIS-it!

November 25, 2019
46
SHARES
2.8k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Serhat Erkmen

Operacioni antiterrorist i Turqisë kundër terroristëve të PKK/YPG-së në veri të Sirisë ka shkaktuar dhe zhvendosur shumë dinamika në rajon. Kuptohet, e para prej tyre ishte përfundimi i projektit të krijimit të një shteti të udhëhequr nga PYD në rajon. 

Shkruan: Serhat Erkmen

Megjithatë, ndikimi i operacionit “Burimi i Paqes” nuk përkufizohet vetëm në këtë çështje. Disa nga zhvillimet tjera të rëndësishme janë tërheqja e SHBA-ve nga rajoni, avancimi i ushtrisë së administratës së Damaskut dhe forcave ruse, si dhe prezenca e zvogëluar e disa shteteve evropiane në rajon, duke shkaktuar që Irani të rishqyrtojë veprimet e tij.

Përderisa një proces i tillë me hapa të shpejtë po realizohet, ekziston një fenomen tjetër kritik i cili nganjëherë diskutohet, por mbetet në prapavijë të diskutimeve. Ky është fenomeni me militantët e DEASH-it, çfarë do të ndodhë me ta dhe familjet e tyre që janë në zonat e kontrolluara nga PKK/YPG?.

Nëse lufta kundër terrorizmit kërkon bashkëpunim global, shtetet të paktën mund të tejkalojnë problemin duke marrë përgjegjësinë për qytetarët e tyre dhe duke rregulluar proceset e tyre juridike.

Lexuesit mund të rikujtojnë se PKK/YPG, e cila mori rajonet e kontrolluara nga DEASH-i me mbështetjen e SHBA-ve, pati përfitime të mëdha nga ky proces. Kryesorja prej këtyre përfitimeve ishte portretizimi i vetë grupit terrorist si një aktor i domosdoshëm në luftën kundër DEASH-it.

Për shkak të këtij perceptimi të përgjithësuar, kur përmendet emri “YPG”, shumë persona në perëndim mendojnë se kjo organizatë është aleate e perëndimit kundër kërcënimit të DEASH-it. Edhe pse makineria e propagandës punon në mënyrë profesionale dhe sistematike, megjithatë kur YPG ndodhet në një situatë të vështirë, ajo kërcënon Perëndimin duke thënë se “ne do të lirojmë militantët e DEASH-it” dhe kjo strategji filloi të formojë një mjedis pozitiv për ta.

Por, siç mund të shohin ata që ndjekin nga afër fushatën, sa herë që kishte një përfitim për YPG-në, ajo ndoqi një politikë tjetër siç është lejimi i evakuimit të autokolonave të DEASH-ti nga Raka si dhe ofrimi i ndihmës për t’i sjellë ato në kufirin e Turqisë dhe për të kaluar në Turqi në mënyrë ilegale. Megjithatë, çështja e militantëve të DEASH-it që aktualisht kanë mbetur në Siri është zhvendosur në një nivel tjetër.

Gjatë ngritjes së DEASH-it, dhjetëra mijëra njerëz nga shumë vende të botës iu bashkuan kësaj organizate. Megjithëse, disa pretenduan se numri i pjesëtarëve të DEASH-it është diku midis 3.500-4.000, disa studime sugjerojnë se pjesëmarrja nga vendet evropiane në organizatë është rreth 5.000.

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump i cili tha se Evropa nuk dëshiron të kthejë prapa qytetarët e saj që iu bashkuan DEASH-it në Siri dhe shmang përgjegjësitë në këtë çështje, zhvillimet e fundit tregojnë se kjo çështje do të vijë përsëri në axhendë. Në fakt, çështja e militantëve të DEASH-it në Siri nuk është aq e ndërlikuar. Dhjetëra mijëra njerëz nga e gjithë bota iu bashkuan organizatës gjatë periudhës së saj të rritjes. Një numër i konsiderueshëm i këtyre njerëzve ose vdiqën ose u kthyen në vendet e tyre.

Sipas raporteve të fundit, numri i militantëve të DEASH-it në Siri që mbajnë një pasaportë evropiane është midis 850-1.000. Shumica e tyre janë gra dhe fëmijë në kampe të kontrolluara nga YPG. Sidoqoftë, nuk mund të injorohet fakti që ka burra që iu bashkuan DEASH-it si militantë.

Disa prej kampeve ndodhen afër ose brenda zonës së operacionit “Burimi i Paqes”. Por, çështja e vërtetë është se YPG përdor këto kampe dhe praninë e DEASH-it si një resurs të rëndësishëm (kartë të fuqishme). Thjesht, YPG/PKK kërcënon të gjithë nën pretekstin e operacionit antiterrorist të Turqisë duke thënë se “ne nuk mund të kontrollojmë kampet, mund të bëni çfarë të doni”. Si rezultat, YPG/PKK po përpiqet të rrisë rëndësinë e saj duke e pretenduar si një kërcënim se disa militantë të DEASH-it do të lirohen dhe ata do të kthehen në vendet e tyre.

Në fakt, menjëherë pas fillimit të operacionit antiterrorist të Turqisë, YPG/PKK u përpoq të krijojë një bazë për propagandën e saj duke shpërndarë disa foto dhe video. Edhe pse është e qartë se kur vëzhgohen pamjet e sigurisë, shihet se të burgosurit ikën me ndihmë nga brenda, perceptimi i gjeneruar përqendrohet në kërcënimet e tyre të mundshme. Kjo është aq e qartë sa që një numër në rritje i militantëve të DEASH-it po përhapet kudo duke braktisur kampet.

Atëherë, çfarë do të shkaktojë kjo situatë?

Para së gjithash, le të kujtojmë kapjen e fundit të afërsisht 200 pjesëtarëve të DEASH-it në Turqi. Me fjalë të tjera, sa herë që militantët e DEASH-it arrijnë në rajonet nën kontrollin e Turqisë, procesi gjyqësor zbatohet për ta si pjesë e masave të antiterrorizmit. Por, çështja është më e ndërlikuar. Qytetarët turq që iu bashkuan DEASH-it janë gjykuar nga sistemi gjyqësor turk. Megjithatë, qasjet e shteteve të tjera për këtë çështje janë kontradiktore. Krahas tendencës së republikave turke të Azisë Qendrore dhe Rusisë për të kthyer prapa qytetarët e tyre, shumica e vendeve evropiane i shmangen kësaj gjëje.

Përderisa vendet e Ballkanit, të cilat kanë një numër të vogël të qytetarëve në DEASH, kanë kthyer prapa qytetarët e tyre nga këto kampe dhe kanë filluar procesin e gjykimit dhe socializimit, pjesa tjetër e Evropës i qaset ndryshe kësaj çështjeje. Disa vende evropiane si Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Holanda dhe Belgjika kanë një mendim të ndryshëm për militantët e DEASH-it, sikur “leri ata të vdesin në Siri ose të qëndrojnë në burg në Irak përgjithmonë”.

Shqetësimi kryesor i vendeve evropiane është se nëse militantët e DEASH-it kthehen në vendet e tyre, ata do të jenë të lirë për shkak të boshllëqeve në procesin juridik ose do të lirohen nga burgu pas dënimeve afatshkurtra. Edhe pse ka rënë numri i sulmeve terroriste në Evropë në dy vitet e fundit, vendet mendojnë se kjo situatë mund të shkaktojë një rritje të terrorizmit. Megjithatë, shumica e njerëzve në kampet në Siri janë gra dhe fëmijë. Me fjalë të tjera, nuk ka ndonjë kërcënim terrorist në një afat të shkurtër.

Por, vendet evropiane janë të vetëdijshme se çfarë lloj procesi i radikalizmit është krijuar për shkak të ngjarjeve në Siri. Nuk duhet të jesh ekspert për të kuptuar se përshkrimi i mijëra njerëzve si pjesë e të njëjtës organizatë dhe dënimi i njerëzve për të jetuar në kushte të këqija pa ndonjë program rehabilitimi, do të forcojë besnikërinë e tyre ndaj DEASH-it. Për këtë arsye, shumica e vendeve evropiane synojnë të mos pranojnë militantët e DEASH-it nga Siria nëse militantët kanë një pasaportë të dytë ose nëse vendet mund të parandalojnë disi militantët që të hyjnë në vendin e tyre.

Megjithatë, shumë prej atyre njerëzve ishin të njohur para se t’i bashkohen organizatës. Me fjalë të tjera, vendet evropiane kanë një qasje që përpiqen të heqin përgjegjësinë për njerëzit e radikalizuar duke i bërë ata problem të një vendi tjetër. Nëse lufta kundër terrorizmit kërkon bashkëpunim global, vendet mund të paktën të tejkalojnë problemin duke marrë përgjegjësi për qytetarët e tyre dhe duke rregulluar proceset e tyre juridike. Perëndimi duhet të punojë më shumë për këtë çështje. Përndryshe, brezat e ardhshëm do të përballen me pasojat e besimit të gabuar se kjo çështje mund të shkrihet në shkretëtirat e Irakut ose Sirisë.

(Shkrimtari është një profesor bashkëpunëtor dhe anëtar i Departamentit të Xhandarmërisë Turke dhe Akademisë së Rojes Bregdetare të Sigurisë Ndërkombëtare dhe Terrorizmit)

*Opinionet e shprehura në këtë shkrim janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht politikën editoriale të Gazeta Mejdani.

Share2Tweet

Related Posts

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

January 22, 2025
Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

January 22, 2025
Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

January 22, 2025

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Ringjallja e tubacionit të gazit Katar-Türkiye ofron shpresë mes sfidave!

Nga Libani në Siri: Loja me shumë zero e Iranit në oborrin e tij!

Gjykata raciste në zemër të Europës

Trending

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!
Kosovë

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025

Bekim Çollaku ka thënë që Gjykata Speciale ka qenë e vetmja thikë pas shpine për Kosovën në...

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

January 22, 2025
Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

January 22, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.