Prej se është suspenduar nga puna, Ridvan Berisha duket se ka eskaluar i tëri. Ai nuk po mund të pëmbahet në deklaratat e tij dhe po fyen gjithsecilin qëe kundërshton, përcjell Gaezeta Mejdani
Ridvan Berisha mbrëmë i është drejtuar ashpër kreut të Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës, Fadil Hoxha.
Në një lidhje direkte në Kanal 10, Berisha e quan Hoxhën, komunist e kotësirë.
“Po më vjen zor edhe emrin me ja përmen, edhe emrin e tij asoccion me trashëgimin e tij familjare se ka një afri me doktrinën komuniste. Fadili është një argat papare qysh quhet të shqiptart. Tu tentu me hy në qeben e Albin Kurtit e për me marrë naj pozitë në RTK. Fadil Hoxha po të isha unë sonte në komison, a din çka do të ndodhte me Armend Mujën. O bablok do ta merrte vesh edhe BBC dhe CNN, se ti je mësu me kamuflu statusin e një kryetari kot të sindikatës”, tha ai.
Tutje thekson se Hoxha është argat i Albin Kurtit dhe që shpreson se kryeministri Kurti do ta bëj atë drejtor të RTK-së.
“Çka bon në RTK nuk e din populli. Kot punë bon ti në RTK. Po të isha unë drejtor gjeneral, shiko po tokë e qiell t’ishin bo bashkë, o ti bablok ndëgjomë, se ti vec këtë gjuhë e kupton.,, Ti je një argat i keq i Albin Kurtit nëse mendon ti që ai të bën drejtor i RTK”, tha Berisha.
Ndërkaq, Hoxha ka thënë se Kryetari i Bordit, Sali Bashota e ka shkelur ligjin e këtij medium me punësimet e të afërmve të tyre.
“U zbuluar disa gjëra që në i kemi ngrit më herët, tuj fillu nga Kryetari I Bordit, Sali bashota, që është vertetu se ka punësuar dhëndërrin r tij në Radio Kosovë, por aty ky tregoi një të pavertëtë duke thënë se ky nuk ka qenë Kryetar kur është punësu ai, por ai që dy vite është Kryetar i Bordit. Në ligjin e RTK-së thuhet se ndalohet Bordit të RTK-së që familjarët e Bordit të kenë punë ku ka implikime prej transmetursit public”, tha Hoxha, në Prime Time, në Kanal10.
Tutje Hoxha tha se personit Leutrim Thaçi, pra nipi i Hashim Thaçit është punësuar me kontratë menagjer për të drejtat autoriale me pagë mbi 1000 euro, pozitë që në RTK e ka Naser Gjonici, gjë që e ka pranuar edhe Ngadhnjim Kastrati që e ka angazhuar si ekspert.