Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Efekte pozitive të taksës ndaj Serbisë, rriten kapacitetet prodhuese vendore!

August 15, 2019
67
SHARES
4.9k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

S’ka dyshim se taksa 100% ndaj produkteve serve ka dhënë rezultate pozitive. Megjithë që ajo është përfolur shumë, ndikimi i saj në ekonominë e vendit ka pasur refleksione pozitive, shkruan Gazeta Mejdani.

Kjo taksë e vendosur nga Qeveria e Kosovës nëntë muaj më parë për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ka ndaluar pothuajse në tërësi eksportin e këtyre dy vendeve në Kosovë.

Të dhënat e Doganës së Kosovës flasin për një eksport minimal të produkteve të këtyre dy shteteve në Kosovë.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, thotë për Radion Evropa e Lirë se për nëntë muaj eksporti i produkteve të këtyre dy vendeve në Kosovë ka qenë 11 milionë euro, derisa para vendosjes së taksës vetëm për një ditë eksporti nga këto dy vende ka qenë mbi 1.4 milionë euro.

“Të dhënat e Doganës tregojnë se kemi një rënie të theksuar të importit nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Nga Bosnja e Hercegovina rënia e eksportit është 98 për qind, ndërsa nga Serbia është rreth 97 për qind, kjo mund të quhet ndalje komplet e importit, krahasuar me vlerën që ka qenë para vendosjes së taksës”, thotë Stavileci.

Vendosja e kësaj takse nga përfaqësues të bizneseve thuhet të ketë pasur një ndikim pozitiv në industrinë prodhuese, pasi që disa nga këto produkte që vinin nga këto dy shtete, në veçanti nga Serbia, u zëvendësuan me produktet vendore.

Bedri Kosumi, pronar i kompanisë Pestova, e cila merret me përpunimin dhe prodhimin e patates, thotë për Radion Evropa e Lirë se kanë rritur kapacitetet prodhuese që nga vendosja e taksës.

“Nëse e krahasojmë gjashtëmujorin e vitit 2018 me gjashtë mujorin e këtij viti, statistikat tregojnë që ne kemi rritje të kapaciteteve prodhuese për 30 për qind. Në treg është rritur kërkesa për produktet tona dhe ne kemi shtuar kapacitetet prodhuese”, thotë Kosumi.

Rritja e kapaciteteve prodhuese, thotë Kosumi, bëri që të rritet edhe numri i punëtorëve.

“Aktualisht kemi 252 punëtorë të rregullt derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë qenë rreth 200 punëtorë”, thotë Kosumi.

Për efektet e taksës në prodhimin vendor disa shoqata ekonomike në Kosovë kanë realizuar disa hulumtime.

Hulumtimet e këtyre organizatave si Aleanca Kosovare e Biznesit dhe Klubi i Prodhueseve të Kosovës, tregojnë se janë rritur kapacitetet prodhuese dhe është rritur numri i të punësuarve në industrinë prodhuese.

Taksa 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina pati një ndikim në rritjen e çmimeve të konsumit, sipas disa qytetarëve të anketuar nga Radio Evropa e Lirë.

Valmira Kelmendi, banore e Prishtinës, thotë se çmimet janë rritur, në veçanti ato të konsumimit.

“Çmimet janë rritur gradualisht, por në muajin korrik kam vërejtur një ndryshim të madh të çmimeve, në veçanti artikujt ushqimor. Edhe pse flitet që taksa 100 për qind nuk ka ndikuar, por unë mendoj se kjo ka bërë që çmimet në vend të shënojnë rritje”, thotë Kelmendi.

Ngjashëm shprehet edhe Merita Kastrati.

“Po mendoj që në ngritjen e çmimeve ka ndikuar taksa, çmimet janë rritur, disa produkte në treg janë zëvendësuar me produkte nga vendet tjera, por edhe vendore ndoshta janë më cilësore, por janë më të shtrenjta”, thotë ajo.

Një ngritje e çmimeve të konsumit është evidentuar edhe në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 2.6 për qind në muajin korrik 2019 krahasuar me muajin korrik 2018. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit; buka dhe drithërat kanë shënuar rritje për 14 për qind, mishi për 4.7 për qind, perimet 1.2 për qind, rritje kanë shënuar edhe produktet tjera”, thuhet në të dhënat e ASK-së.

Qeveria e Kosovës në muajin nëntor të vitit të kaluar pati vendosur taksë doganore 100 për qind për mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Vendosja e kësaj takse, ishte si kundërpërgjigje ndaj politikave të Beogradit dhe Sarajevës në raport me shtetin e Kosovës.

Qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ditë më parë i kanë bërë thirrje Kosovës për heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë në mënyrë që të vazhdojë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit për normalizim të marrëdhënieve. /Gazeta Mejdani/

Share36Tweet

Related Posts

Vaj Floil: Përbërësi ideal i gatimeve tuaja!

January 16, 2021

Albin Kurti në respektim të orarit të lëvizjes, blen vet gjërat ushqimore!

May 10, 2020

Kurti: Do ta hjekim TAKSEN ndaj Serbisë!

September 24, 2019

Suksesi i taksës 100%; barnat nga Serbia dhe Bosnja drejt zhdukjes nga tregu farmaceutik i Kosovës!

September 21, 2019

Tahiri: Taksa e ka ndalur një të keqe të madhe që po i vinte Kosovës!

September 13, 2019

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.