Ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas konfirmimit të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit.
Rama ka shkruar në Twitter se Thaçi i ka mbrojtur vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se ky proces do e mbyllë përfundimisht, siç i referohet ai, luftës së pastër të UÇK’së.
Ai ka thënë po ashtu se Thaçi do ta ketë gjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën.
“Hashim Thaçi ka gjjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj”, ka thënë ai.
Kujtojmë se Thaçi akuzohet nga Prokuroria Speciale për krime lufte përgjatë luftës së fundit të Kosovës.