Oda e mjekëve të Kosovës ka njoftuar se edhe një mjek i kujdesit familjar ka humbur betejën me COVID-19 sot.
Sipas njoftimit të tyre, doktor Kujtim Zarari ka vdekur sot në moshën 51-vjeçare, përcjell “Zeri.info”.
Në njoftimin e OMK-së po ashtu bëhet e ditur se doktor Zarari ishte edhe anëtar i Kuvendit të OMK-së.