Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dr Naser Rugova, në kuadër te fushatës zgjedhore ka mbajtur takim me anëtarë të nëndegës së LDK-së në fshatin Shajne të Dragashit.

Rugova gjatë këtij takimi ka thënë se LDK-ja ka vendosur që karvanit të rikthimit të frymës së LDK-së t’i prijë kandidatja për kryeministre të Kosovës Vjosa Osmani.
“Edhe ne ia kemi besuar për t’i prirë këtij karvani të rikthimit të frymës së LDK-së profesoreshës Vjosa Osmani’, ka thënë Rugova.
Gjatë këtij takimi, dr Naser Rugova dhe bashkëpunëtorët kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të ish kryetarit të nëndegës së LDK-së në fshatin Shajne Shani Ramadani.
Discussion about this post