
Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Dr. Arbër Tolaj, ka takuar të rinjtë në Gllogjan.
I shoqëruar edhe nga kandidati tjetër për deputet, Daut Haradinaj, Tolaj tha se koalicioni i kryesuar nga Ramush Haradinaj po shkon drejt fitores së madhe dhe se rinia në Gllogjan është 100% Kosovë.
Për liderin dhe kandidatin për kryeministër Ramush Haradinaj, Tolaj kishte deklaruar se ai është triumfuesi i të gjitha betejave në luftë e në paqe dhe lideri që na ktheu dinjitetin dhe krenarinë kombëtare si dhe prijësi që na garanton shtetësi, integritet e prosperitet.
Discussion about this post