Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Mejdani
Home Lajme Kosovë

DnV: Subjektet politike të respektojnë Kodin e Mirësjelljes dhe të garantojnë gjithpërfshirje qytetare në fushatë!

09/24/2019
3
SHPERNDARJE
8
SHIKIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në prag të fillimit të fushatës zyrtare zgjedhore për Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit, koalicioni i OJQ-ve vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” (DnV), ka mobilizuar 72 vëzhgues afatgjatë për të përcjellë aktivitetet e subjekteve politike, përfshirë shpenzimet e tyre gjatë fushatës zgjedhore 10 ditëshe në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, shkruan Telegrafi

Sipas njoftimit për medias përmes vëzhgimit të paanshëm dhe objektiv, DnV synon të të kontribuojë në rritjen e transparencës, besimit dhe gjithpërfshirjes në procesin zgjedhor.

“Vëzhguesit e DnV-së do të fokusohen në vlerësimin e respektimit të Kodit të Mirësjelljes nga subjektet politike dhe kandidatët e tyre në garë, i cili mundëson krijimin e kushteve për një fushatë të barabartë, fer dhe demokratike. Për më tepër, DnV do të monitorojë mediat dhe hapësirën që ato u japin subjekteve politike, kandidatëve për kryeministër dhe atyre për deputet në fushatë”, thekson njoftimi.

DnV u bën thirrje subjekteve politike dhe kandidatëve që garojnë në zgjedhje të zhvillojnë fushatë të përgjegjshme dhe demokratike, duke evituar shkeljet e Kodit dhe dispozitave tjera ligjore për zgjedhjet.

“Subjektet politike duhet të përmbahen nga gjuha denigruese dhe seksiste e shpërfaqur në përballjet e tyre që nga shpërbërja e Kuvendit, sepse ajo mund të nxisë urrejteje, dhunë dhe tensionim të ambientit politik. Dnv kërkon nga subjektet politike të mos shfrytëzojnë resurset dhe asetet publike për qëllime të fushatës zgjedhore, të mos angazhojnë shërbyesit publik në fushatë dhe të mos organizojnë pjesëmarrje të fëmijëve në tubime elektorale. Ato poashtu duhet të shmangin vendosjen e materialeve propaganduese në hapësirat publike, ku është e ndaluar me ligj. Për më tepër, DnV fton subjektet politike që të ofrojnë mundësi të barabarta për gratë dhe personat me aftësi të kufizuara në aktivitetet e tyre parazgjedhore, qoftë si kandidatë apo pjesëmarrës”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera sipas njoftimit përgjatë katër cikleve të fundit zgjedhore, numri i madh i fletëvotimeve të pavlefshme është evidentuar si një nga sfidat kryesore të procesit zgjedhor, ndërsa institucionet dhe subjektet politike nuk kanë bërë përpjekje të mjaftueshme për t’a ndryshuar këtë gjendje.

“Informimi me kohë i votuesve për të votuar në mënyrë të duhur është parakusht për të minimizuar numrin e votave të pavlefshme. Andaj, në mënyrë që të ketë sa më pak vota të humbura, DnV fton KQZ-në dhe subjektet politike të angazhohen në edukimin e mirëfilltë të votuesve duke synuar ngritjen e vetëdijes dhe ofrimin e informacioneve të sakta se si të votohet në ditën e zgjedhjeve. Në prag të zyrtarizimit të fillimit të fushatës zgjedhore, DnV u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës të përfshihen në aktivitetet zgjedhore të subjekteve politike, për të pasur mundësi të informohen për platformat e tyre”, thekson DnV.

Për fund, DnV fton të gjitha institucionet e përfshira në organizimin dhe menaxhimin e zgjedhjeve të garantojnë një proces zgjedhor të drejtë në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të shfaqin vullnetin e tyre lirshëm dhe pa frikë. Po ashtu fton institucionet e sigurisë dhe drejtësisë të jenë në krye të detyrës për të garantuar atmosferë të qetë parazgjedhore. DnV është e përkushtuar të kontribuojë në rritjen e integritetit të procesit procesit zgjedhor përmes vëzhgimit dhe raportimit të rregullt, të paanshëm dhe objektiv të publikut./Gazeta Mejdani/

Share3Tweet

Postime të ngjajshme

Mustafë Bajrami në Top Channel: Kur’ani flet edhe për tokën nëse është e sheshtë apo e rrumbullakët!

Mustafë Bajrami në Top Channel: Kur’ani flet edhe për tokën nëse është e sheshtë apo e rrumbullakët!

Bajrami e përsërit: Asociacioni, kancer i të ardhmës së Kosovës (VIDEO)!

Bajrami e përsërit: Asociacioni, kancer i të ardhmës së Kosovës (VIDEO)!

SHBA të shqetësuara me kundërshtimin e PDK’së dhe LDK’së ndaj propozimit të BE’së!

SHBA të shqetësuara me kundërshtimin e PDK’së dhe LDK’së ndaj propozimit të BE’së!

Rifat-Jashari

Biseda e Rifat Jasharit në takim me Osmanin e Kurtin, “Pasha një Zot nuk ka mundësi…”

‘Karotat kanë dështuar, nxirrni shkopinjtë’: Eurodeputeti holandez kritikon Vucicin për mosnënshkrimin e planit europian!

‘Karotat kanë dështuar, nxirrni shkopinjtë’: Eurodeputeti holandez kritikon Vucicin për mosnënshkrimin e planit europian!

Zbulohet sasi marramendëse e arit në Kosovë, kompania britanike: Në dalje të Prishtinës janë 640 mijë tonelata ari!

Zbulohet sasi marramendëse e arit në Kosovë, kompania britanike: Në dalje të Prishtinës janë 640 mijë tonelata ari!

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.