Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Diplomacia kosovare: Në vitin 2019, Kosova nuk u anëtarësua në asnjë organizatë ndërkombëtare!

January 4, 2020
173
SHARES
7.1k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Behgjet Pacolli-Diplomacia

Dështimi ndër vite i Kosovës për t’u anëtarësuar në ndonjë organizatë ndërkombëtare e ka përcjellë edhe në vitin 2019. Institucionet kosovare në momentet e fundit nuk patën guxim të aplikojnë për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it. Krahas saj nuk aplikuan fare në UNESCO e Këshill të Evropës.

Fajtorët për këtë konsiderohen lobimi diplomatik i dobët. Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli zgjedh të heshtë.

Profesori universitar, Afrim Hoti thotë se institucionet në Kosovë çdo vit po i përsëritin gabimet e veta, duke dështuar për t’u anëtarësuar aty ku është dera e hapur.

Për Hotin, mosaplikimi për anëtarësim në INTERPOL, paraqet shembullin tipik të dështimit të diplomacisë kosovare.

“Në këtë drejtim mendoj që Kosova nuk po bënë asgjë tjetër përveç që po i përsërit gabimet e veta. Në kuptimin e tërheqjes për të aplikuar për anëtarësim aty ku e kemi derën e hapur, ku procedurialisht dhe formalisht është e mundur. Në këtë drejtim mendoj që INTERPOL-i paraqet shembullin tipik të dështimit të diplomacisë sonë. Për faktin se INTERPOL është organizatë e karakterit teknik. Pra që bënë bashkë organet e sigurisë të secilit shtet dhe këtu mund të heqim aspektin politik. Kemi mundur të përdorim argumentin shumë të qëndrueshme se Kosova synon të jetë pjesë e INTERPOL-it se ka për objektiv luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit. E dyta që mund të përdornim është se ne kemi të paktën në letër votat e nevojshme për të qenë pjesë e INTERPOL-it nëse llogarisim në shtetet që e kanë njohur Kosovën”, thotë ai.

Këtë dështim të Kosovës për t’u anëtarësuar në ndonjë organizatë ndërkombëtare, Arton Demhasaj nga “Çohu”, e ndërlidhë me mosarritjen e një marrëveshje finale me Serbinë. Derisa ka fjalë pozitive mbi mos aplikimin e sivjetme në INTERPOL.

“Kjo ka ndikim edhe tek mos guximi për me marrë iniciativa për t’u anëtarësuar në struktura të tilla siç është INTERPOL-i, apo Këshilli i Evropës. Kur kemi pra një proces të dështuar për anëtarësim në UNESCO njëherë, pastaj në INTERPOL tash e shohim se është rritë gama e shteteve që e kanë vënë në diskutim çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Nëse në një moment të tillë ki tendenca për me u anëtarësu në INTERPOL ki me dështu. Një dështim i tillë i Kosovës në një proces të tillë do të ishte shumë më negativ se sa mos me provu hiç”, thotë Demhasaj.

E njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arben Fetoshi thotë  se mos finalizimi i dialogut me Serbinë, po ndikon që Kosova të humbet dhe mos të anëtarësohet në organizata multilaterale.

“Pasojat e para evidente kanë qenë me UNESCO jo vetëm tani, siç e dini edhe para tre vjetësh nuk kemi arritur të jemi pjesë e UNESCO. Edhe me Interpolin dhe të gjitha organizatat tjera. Me një fjalë sipas agjendës ndërkombëtare Kosova dhe Serbia duhet të përmbyllin këtë proces të konfliktit në mënyrë që Kosova të zhbllokohet sa i përket ndërkombëtarizimit. E ndërkombëtarizimi do të thotë eliminim i pengesave për t’u anëtarësuar në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Duke përfshirë momentin më të rëndësishëm në këtë kuadër anëtarësimin në OKB”, thotë ai.

KosovaPress ka pritur rreth dy javë për një prononcim të zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme për t’u deklaruar mbi këtë çështje, por ata nuk kanë pasur vullnet për një gjë të tillë.

Zyrtarët institucional në Kosovë vazhdimisht kanë premtuar për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, por deri më tani secili pushtet ka dështuar të arrijë një gjë të tillë./kp/Gazeta Mejdani/

Share6Tweet

Related Posts

Ja cili është politikani kosovar me i ndjekur në Facebook, po Kurti, i sati radhitet!

January 13, 2022

Behgjet Pacolli publikon projektin mahnitës të qytetit të ri administrativ të Prishtinës, fotot të lënë pa fjalë!

October 21, 2021

Reagon Pacolli: Kam frikë se do të firmoset Asociacioni siç ka kërkuar Serbia!

October 12, 2021

Pacolli e përshëndet mbylljen e AKP-së: Këtë e kam kërkuar nga viti 2006!

May 27, 2021

Mustafë Bajrami i bënë një përshkrim të dhimbshëm politikës dhe diplomacisë kosovare!

May 25, 2021

Behgjet Pacolli: Kam frikë që Kurti do ta pranojë Asociacionin, është fatal për Kosovën!

April 30, 2021
No Result
View All Result

Highlights

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Ringjallja e tubacionit të gazit Katar-Türkiye ofron shpresë mes sfidave!

Nga Libani në Siri: Loja me shumë zero e Iranit në oborrin e tij!

Gjykata raciste në zemër të Europës

Trending

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!
Kosovë

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025

Bekim Çollaku ka thënë që Gjykata Speciale ka qenë e vetmja thikë pas shpine për Kosovën në...

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

January 22, 2025
Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

January 22, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.