
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se vizioni i themeluesve të këtij subjekti politik bëhet realitet me listën për deputetë.
“Vlerat e LDK-së janë vlera të Kosovës tonë, të sublimuara në përgjegjësinë për ta qeverisur mirë dhe drejtë vendin tonë me Kryeministre, Vjosa Osmani, një kandidate të gjeneratës së re, nënë e dy vajzave, e përgatitur dhe e përkushtuar për përgjegjësinë që LDK ia ka dhënë sot, e Kosova do t’ia japë nesër”, ka thënë Mustafa.
“Kam shumë arsye të besoj në përkrahjen tuaj për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, shton ai.
Discussion about this post