Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Mejdani

Demarkacioni si kusht që s’kishte të bënte me liberalizimin i vizave!

01/10/2021
5
SHPERNDARJE
2.2k
SHIKIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Feston Hajdini

Meqë po e vërej se, diskutimi në lidhje me liberalizimin e vizave ka filluar të riaktualizohet ditëve të fundit nga opinionistë të ndryshëm, po e shoh të arsyeshme ta rishkruaj një pikëpamje timen më gjerësisht, të cilën, në mënyrë tepër të shkurtuar, e pata shkruar 3 vite më parë.

Shkruan: Feston Hajdini

Duke qenë se, liberalizimi i vizave për Kosovën ende nuk ka ndodhur, edhe diskutimi për të vazhdon të jetë aktiv në agjendë, ndonëse jo me intensitetin dhe fuqinë e para ca viteve. Por, procesi i liberalizimit të vizave ende i pabërë për Kosovën, ka një histori ngjarjesh goxha spektakolare. Në të vërtetë, në Kosovë, për shkak të tërë asaj rrëmuje të madhe që e kemi përjetuar në atë kohë, diskutimi në lidhje me liberalizimin e vizave, edhe sot, në mënyrë të pashmangshme, e riaktualizon në mënyrë automatike edhe çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Kjo temë, riaktualizohet kohë pas kohe në kontekst të kërkimit të një përgjigjjeje në lidhje me atë se, si ndodhi që demarkacioni, aq ngushtë i lidhur me liberalizimin e vizave, nuk e shkaktoi atë (liberalizimin) edhe pse ai (demarkacioni) realizua ashtu siç u kërkua? Rreshtat më poshtë janë orvatja ime për përgjigjje sipas pikëpamjes sime.

Problemi i parë ne lidhje me liberalizimin e vizave filloi me përfytyrimin e gabuar që qe krijuar në lidhje me të, të cilin, e ngulitën në mendjet e qytetarëve propagandat brenda dhe jashtë institucioneve shtetërore. Propaganda e bujshme e fryu liberalizimin e vizave duke ia mveshur në mënyrë iluzive një rëndësi që nuk e kishte (nuk e ka dhe nuk do ta ketë ndonjëherë). Gjendja e mjerueshme në të cilën vendi zhytej çdo ditë e më shumë, e kishte shterruar tej mase edhe atë besim të pakët të qytetarëve në përfaqësuesit që i kishin zgjedhur. Dhe, për ta qetësuar paksa atmosferën revoltuese në rritje, propaganda bëri që liberalizimi i vizave të shihej si ngjarje e madhe dhe rrugëdalje (pothuajse e vetme) shpëtimtare nga gjendja e rëndë, madje, edhe si zgjidhje për të gjitha problemet. Nje zmadhim i tillë i liberalizimit të vizave, rrjedhimisht, do t’i bënte ‘të mëdhenj’ dhe me ‘jehonë’ edhe protagonistët e tij, qeveritarët, dhe, në masë të konsiderueshme, do ta rigjeneronte (siç besonin ata) besimin e qytetarëve tek ta.

Në prani të një ngazëllimi të tillë për vizat, papritmas, BE, krahas luftimit të korrupsionit, si kusht për liberalizim të vizave e vendosi edhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. E çuditshme për të gjithë; nuk i gjindej lidhja me liberalizimin e vizave! Përtej kësaj, BE e zbehu theksin mbi ‘luftimin korrupsionit’ deri në atë masë sa ‘luftimi i korrupsionit’ dukej si kusht i plotësuar tashmë, dhe, e forcoi theksin mbi demarkacionin deri në atë masë sa demarkacioni dukej si kushti i vetëm i mbetur për tu plotësuar për liberalizim të vizave.

Qeveritarët tanë nuk ishin aq të paditur sa të mos e dinin se problemi më i madh i Kosovës ishte korrupsioni, dhe jo demarkacioni. Por, këtë zhvendosje theksi (në dukje) të BE-së nga ‘luftimi i korrupsionit’ tek ‘demarkacioni’, qeveritarët tanë e panë si mundësi të artë PËR T’IA HEDHUR BE-së në lidhje me vizat, sepse, realizimi i demarkacionit si kusht, kishte zero kosto për qeverisjen korruptive dhe rrjetin kontrollues të shtetit, të cilin e kishin konsoliduar tashmë, sikundër që ‘luftimi i korrupsionit’ do t’ua rrezikonte atë.

Mbase vetëm kjo e shpjegon gatishmerinë e tanëve për të falur edhe tokë vetëm e vetëm që ta përmbyllnin çështjen e demarkacionit. Kështu, duke menduar se ia hodhën BE-së, tanët, ia mësynë kryerjes së demarkacionit me të gjitha mundësitë dhe energjitë.

Mendonin se me kryerjen e demarkacionit do ta plotësonin kushtin e BE-së, dhe me liberalizimin e vizave që do ta merrnin, duke u krekosur para qytetarëve, do ta realizonin premtimin e ‘madh’ dhe ngopjen e pritjes së tyre (atë pritjen propaganduese mbi liberalizimin si rrugëdalje madhështore), dhe në të njëjtën kohë do ta ruanin vazhdimësinë e rrjeteve të tyre korruptive brenda dhe jashtë institucioneve shtetërore.

Por, ja që, megjithë plotësimin e kushtit ‘të vetëm të mbetur’, demarkacionit, liberalizimi nuk ndodhi. Dhe, kjo na jep të kuptojmë se, kur të zgjedhurit tanë mendonin se ia kishin hedhur BE-së, ata tashmë vetëm se notonin brenda grackës së ngritur të demarkacionit si kusht për liberalizim vizash. BE apo kushdo tjetër, e realizoi synimin e vet në lidhje me demarkacionin në emër të ‘kushtit’ për liberalizim të vizave, ndërsa, qeveritarëve tanë dhe neve na u tha ajo që në thelb qëndronte: “Nuk ishte kjo, luftojeni korrupsionin”!

Kështu pra, thënë në mënyrë edhe më të thjeshtë, qeveritarët tanë na mashtruan neve dhe tentuan ta mashtronin BE-në, ndërsa BE-ja ishte më e shkathët në këtë lojë.

ShareTweet

Postime të ngjajshme

Serbia-Kosova

Analisti i njohur gjerman, Weber: Shkëmbimi i territoreve është mposhtur, marrëveshja finale krijon një Kosovë të re!

Pandemia

Dallime të mëdha| Vaksina anti-COVID: Britania dhe SHBA ja nisi, pse jo Europa?

euro-deputeti austriak

Eurodeputeti austriak godet rëndë Kosovën, e quan shtet mafioz!

Eliot Engel

Engel: Serbia nuk mund të antarësohet në BE pa e njohur Kosovën!

Avdullah Hoti-Koronavirusi

Hoti demanton BE’në: S’ka marrëveshje me Serbinë për vizitat e zyrtarëve serb në Kosovë!

Avdullah Hoti

Hoti menjëherë i përgjigjet Lajçak-ut: Po, do ta trajtojmë lejimin e vizitës së Vuçiçit!

Mos i humb

Merkel-Thaçi-Vuçiq
Kosovë

Skandaloze/ Qeveria gjermane: Idenë për shkëmbim të territoreve e dhanë Thaçi dhe Vuçiqi!

Një hetim i nisur nga opozita e majtë në Gjermani ka bërë që Qeveria atje t’u japë...

KQZ

Si do të veprojnë ditëve të ardhshme në lidhje me Kurtin dhe të tjerët?-Flasin nga KQZ!

Andi Bushati

Albin Kurti drejt një fitore të pa parë në ditën e 14 shkurtit!

Evropa e krishterë

Fundi i Europës si e krishterë apo fundi i fesë në Evropë?

Mero Baze

Mero Baze për Vjosa Osmanin: I ngjan një hordhie osmane kundër shtetit të Kosovës!

Albulena Haxhiu

Albulena Haxhiu: Me çdo kusht duan t’ia pamundësojnë qeverisjen Vetëvendosjes, na kanë halë në sy!

Time Kadriaj

Time Kadrijaj e godet rëndë Enver Hoxhajn: Është hajgarexhi, vazhdimisht është ankuar kundër bashkëpartiakëve nga rradhët e UÇK-së!

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.