Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Dallavere të mëdha në kohën e Pal Lekajt, policia dorëzon kallëzim penal për kontratën ‘Bardh i Madh-Lismir’, prokuroria nuk ndërmerr asgjë!

November 8, 2020
42
SHARES
5.9k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Pal Lekaj

Është finalizuar kallëzimi penal ndaj disa personave lidhur me projektin e realizuara nga Ministria e Infrastrukturës “Ndërtimi i rrugës “Bardh i Madh -Lismir, Fushë Kosovë, L=3,521m”.

Para disa muajve hetuesi kishte vënë në shënjestër zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës, pasi ky institucion e kishte realizuar tenderin në fjalë.

Hetimet janë zhvilluar nën pretendimin se në këtë projekt, pozicionet të cilat ishin lëshuar në situacionin financiar për pagesë si të përfunduara nga operatori ekonomik dhe të verifikuara nga menaxheri i projektit, disa nga to nuk ishin kryer. Pra, janë bërë pagesa për pozicionet që nuk janë kryer, si dy ura, apo edhe është bërë pagesa për një sasi të madhe të rërës që nuk është vendosur për nivelizimin e rrugës apo edhe për heqjen e dheut që do të nivelizonte rrugën.

Lajmi.net ka mësuar se policia para pak javëve ka dorëzuar kallëzimin penal (raportin me të gjetura) në Prokurorë Themelore të Prishtinës –Departamentin për Krime të Renda. Pasi hetuesit e policisë kishin përfunduar hetimet ku kishin përpiluar edhe raportin, kishin propozuar arrestimin e menjëhershëm të disa personave. Por, siç ka mësuar lajmi.net, kjo nuk ka ndodhur për shkak të gjendjes së pandemisë.

Lajmi.net ka kërkuar një përgjigje nga Policia e Kosovës dhe nga Prokuroria Themelore e Prishtinës lidhur më këtë çështje, por këto dy institucione nuk janë përgjigjur.

Lajmi.net ka mësuar se fillimisht janë intervistuar zyrtarët e ministrisë të cilët ishin autorizuar për të bërë pranimin teknik të rrugës, të cilët kishin konstatuar që mungojnë disa pozicione, po ashtu edhe zyrtarë të kompanisë. Hetuesia kishte dal edhe në vendin e ngjarjes, pra tek rruga Bardh i Madh –Lismir.

Ish-sekretari i ministrisë, Betim Reçica kishte mandatar komisionin për pranimin teknik për këtë projekt në përbërje prej tre anëtarëve. Pasi ka dalë në terren, ky komision e ka hartuar një raport ku në të ka shkruar se mungojnë dy urat (lëshesat pllakose) si dhe disa pozicione tjera nuk janë të kryera sipas projektit. Por, për autoritet të ministrisë, raporti nuk ka qenë i pranueshëm. Më pas sekretari e ka formuar një komision të ri për pranimin teknik të rrugës. Ata e kanë bërë pranimin teknik brenda dy ditëve.

Zyra Kombëtare e Auditmit, para pak muajve ka publikuar Raportin e Auditimit për Pasqyrat Financiare të vitit 2019 për ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit. Në këtë raport është theksuar kjo shkelje që ka të bëjë me kontratën “Ndërtimi i rrugës Bardh i Madh -Lismir, Fushë Kosovë”.

“Ndërtimi i rrugës Bardh i Madh – Lismir, Fushë Kosovë, L=3,521.00m” ishte tenderuar në fund të vitit 2017. Kontrata është nënshkruar me grupin e kompanive N.N.T. “Milazim Shala” & Npsh “Bageri”. Çmimi i kontratës ka qenë 434.013,57 euro.

Ndërkohë, para pak muajve këtë fakt e ka theksuar edhe Zyra Kombëtare e Auditimit –ZKA, në Raportin për Pasqyrat Financiare për vitin 2019 të Ministrisë së Infrastrukturës.

Auditori ka shkruar në raport se e ka bërë ekzaminimin fizik të kësaj kontrate, me ç’rast ka identifikuar se për pozicione të cilat ishin lëshuar në situacionin financiar për pagesë si të përfunduara nga operatori ekonomik dhe të verifikuara nga menaxheri i projektit, disa nga to nuk ishin kryer. Po ashtu, sipas auditorit  kishte ndryshim në disa pozicione të projektit apo mosrealizim të pozicioneve për të cilën nuk ishin marrë aprovime nga njësia kërkuese.

Sipas Auditorit, pozicionet për punët e pranuara, por të pa përfunduara (sipas ekzaminimit) ishin si në vijim:

Punët tokësore Pozicioni 1.3.8.1 Humusim i skarpateve të rrugës me trashësi t=15cm, përfshihen edhe kyçjet, ishte paguar vlera 5,519 euro, ndërsa nuk ishte punuar fare ky pozicion;

Punët tokësore Pozicioni 1.3.1 Gërmimi i dheut, vlera 30,266€, ishte kryer pjesërisht dhe jo sipas projektit;

Sinjalizimi Horizontal (Termoplastikë) Pozicioni 1.1 – 1.6, furnizimi dhe realizimi i vijës ndarëse të shiritave të qarkullimit, vlera e paguar 19,522€, ndërsa është bërë furnizim me ngjyrë të thjeshtë (nuk ishte ngjyrë termoplastikë);

Sinjalizimi Vertikal Pozicioni 2.1-2.4, furnizimi dhe vendosja e shenjave të udhëkryqeve, shkallët e lajmërimit dhe dimensionim sipas standardeve, vlera e paguar 1,760€, sinjalizimet ishin fiksuar shumë dobët (shumica e tyre me dorë mund të lëvizeshin nga vendi, dhe dy prej tyre ishin rrëzuar).

Ashtu, siç kishte raportuar lajmi.net, Auditori ka shkruar se, në dosjen e projektit është vërejtur se me vendimin nr. 10991 të datës 11.10.2019, Sekretari kishte emëruar komisionin për pranimin teknik dhe llogarinë përfundimtare të punëve të kryera në “Bardh i Madh, Lismir, Fushë Kosovë, L=3,521 m“. Po sipas auditorit, ky komision me datë 31.10.2019 kishte dërguar raportin tek menaxhmenti i ministrisë për pranimin teknik për punët e kryera sipas kontratës, dhe ka theksuar se punimet nuk janë kryer sipas projektit kryesor të hartuar, se me pëlqimin e menaxherit të kontratës janë bërë ndryshime pa aprovime paraprake të Autoritetit Kontraktues.

“Në fund, nga komisioni është konkluduar se nuk pranohen punët e kryera, ka shkelje të kushteve të kontratës dhe mos zbatim të projektit, dhe jeta e përdorimit nuk mund të përcaktohet për këtë projekt. Gjatë ekzaminimit tonë të punëve, ishin prezent edhe këta anëtarë të komisionit. Këtë raport menaxheri i kontratës e kishte refuzuar, dhe kishte kërkuar nga sekretari të ndryshohet komisioni i pranimit teknik. Ndërkohë, menaxheri i kontratës kishte bërë disa ndryshime në situacionin përfundimtar për pagesë, duke ndryshuar disa pozicione të cilat i kishte aprovuar më parë tek pagesat”, thuhet në raport.

Tutje Auditori ka bërë të ditur se, Sekretari me datë 06.12.2019 me vendim kishte ndryshuar anëtarët e komisionit, dhe kishte kërkuar që të bëhet një vlerësim i ri për pranimin teknik.

“Komisioni i ndryshuar, me datën 23.12.2019 kishte hartuar raportin për pranim teknik të projektit. Konkluzioni i komisionit ishte se pranohen punimet e kryera sipas kontratës, pasi që vërehet se punët janë kryer sipas kualitetit të kërkuar. Mirëpo, duhet të theksohet se në këtë periudhë, menaxheri i kontratës kishte ndryshuar situacionin final në disa pozicione nga ai që kishte pasur në dispozicion komisioni i parë. Kjo kishte ndodhur për shkak se menaxheri i projektit kishte nënshkruar raportet që punët janë përfunduar sipas kushteve të kontratës, përderisa ato nuk ishin kryer. Po ashtu, edhe si rezultat i neglizhencës së menaxhmentit për të pranuar dhe analizuar raportin e pranuar nga komisioni i parë, dhe marrjen e veprimeve të duhura për këtë projekt”, thuhet në raport. 

ShareTweet

Related Posts

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025
Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.