Higjiena e gojës është shumë e rëndësishme jo vetëm për anën estetike mirëpo edhe në aspektin e shëndetit. Higjiena e dobët e gojës lidhet me shumë infeksione dhe sëmundje të organizmit.
Kështu pastrimi efikas dhe i shpeshtë i dhëmbëve është i këshillueshëm në mënyrë që të parandalohen këto probleme, transmeton Gazeta Mejdani.
Shumica e stomatologëve këshillojnë që dhëmbët duhet patjetër të lahen përpara se të flini. Disa nuk e konceptojnë dot të flenë pa larë dhëmbët. Kurse të tjerët mendojnë se larja e dhëmbëve duhet të bëhet vetëm në mëngjes.
Sipas ekspertëve, të mos i pastroni dhëmbët përpara se të flini është një gabim shumë i madh. Ata sqarojnë se ushqimi, të cilin e konsumojmë gjatë gjithë ditës ndikon në akumulimin e mikrobeve dhe kështu numri i baktereve në gojë rritet. Nëse nuk i lani dhëmbët në mbrëmje, do të thotë që të gjitha këto baktere mbeten në gojë dhe mund të shkojnë deri në lukth.
Për më tepër, të gjitha përbërjet e ushqimeve të mbetura në gojë gjatë tërë natës, mund të ndikojnë edhe në prishjen dhe rënien e dhëmbëve.
Sipas American Dental Asocciation, larja e dhëmbëve duhet të bëhet patjetër dy herë në ditë. Dhe njëra prej këtyre dy herëve duhet patjetër të jetë përpara se të flini./ Gazeta Mejdani/
Discussion about this post