
Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, ka folur për listat e veteranëve dhe listat e rrejshme.
Ajo ka potencuar se hapi i parë i Kadri Veselit, nëse bëhet kryeministër, do të jetë pastrimi i listave.
Postimi i plotë i Ismailit:
Gratë që kanë bashkërrugëtuar dhe bashkëjetojnë me veteranët e vërtetë, meritojnë mbështetje.
Hapi i parë nga kryetari ynë, kryeministri i ardhshëm i Kosovës, z.Kadri Veseli pas 6 tetorit, do të jetë realizimi i premtimit të bërë për pastrimin e listave të veteranëve të UÇK-së. Do të jetë sfidë, por angazhimi ynë do të ketë sukses. Siç e dimë, në përgjithësi, përballemi me një numër të madh të grave të papunësuara, me vështirësi të mëdha ekonomike.
Në një formë, shoqëria jonë ka krijuar barrë të pabarabartë për gratë, barrë për përkujdesje vetanake të shtëpisë, barrë familjëmbatëse, e barrë pa trashëgimi në pronë. Për të gjitha këto probleme, kemi premtuar zgjidhje, me një angazhim të madh politik. Përveç kësaj, si grua deputete, do të angazhohem për përkujdesje të grave që në familjet e tyre të afërta, kanë individë me status të veteranit të luftës. Tmerret që kanë përjetuar në luftë, janë bartur edhe në shtëpi.
Nënat dhe gratë tona janë përkujdesur për t’i mënjanuar të bëmat e luftës, duke u përkujdesur parrështur. Ato dhe fëmijët mëritojnë trajtim nga ana jonë. Angazhime në konferenca të veçanta, trajnime ndërlidhësë dhe aktivitete akademike. Si deputete e ardhshme, do të angazhohem për iniciativa konkrete për familjarët e veteranëve, me theks të veçantë gratë e familjarëve.
Discussion about this post