
Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Erolld Belegu, e ka bërë zotimin e katërt.
Belegu ka thënë se do ta rris buxhetin e Kosovës përmes uljes së informalitetit për 4 për qind në vit, sigurimin e arkave fiskale pa pagesë dhe uljen e evazionit fiskal, raporton IndeksOnline.
Ndërsa për zhvillimin ekonomik të vendit, Belegu ka premtuar se do të jetë një zë i fuqishëm në legjislaturën e ardhshme.
Ky është postimi i plotë i Erolld Belegut:
Zotimi im nr.4 – Rritja e buxhetit të Kosovës përmes uljes së informalitetit për 4 për qind në vit, sigurimit të arkave fiskale pa pagesë dhe uljes së evazionit fiskal
Zhvillimi ekonomik në Kosovë mund të rritet me disa hapa konkretë dhe politika nacionale, për të cilat unë do të jem një zë i fuqishëm në legjislaturën e ardhshme. Konkretisht do të ulim informalitetin 4% në vit dhe evazionin fiskal. Si një zotim personal i imi, do të shtyj përpara kauzën që arkat fiskale të bëhen pa pagesë për bizneset.
#ebesoj 100% #38 #fitore
Discussion about this post