Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

(Ba)analistët politikë!

December 29, 2019
59
SHARES
9.2k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Belul Beqaj

Çdo profesion e ka kohën e aktualitetit dhe rëndësinë e vet. Në kohën e epidemive aktualizohen mjekët. Në kohën e rrezikimit të sigurisë, policët, oficerët, ushtarët. Në kohën e burgosjeve masive avokatët. Në kohën e seminareve të gjuhës, gjuhëtarët. Në kohën e festivaleve të filmave dhe muzikës, regjisorët, kompozitorët, artistët… Në kohën e orëve letrare shkrimtarët dhe poetët… Kur të prishen makinat, automekanikët… Në kohën e zgjedhjeve, politikëbërjes, politikanët dhe politikologët.

Shkruan: Belul Beqaj

Politikanët që merren me politikëbërje, ndërsa politikologët me studimin dhe analizën e politikës dhe proceseve të politikëbërjes. Shpesh barazohet profesioni i politikanit me atë të politikologut. Pa ditur se shkenca politike procedon sipas argumenteve, ndërsa politikanët kryesisht argument e kanë pushtetin, përmes të cilit instrumentalizojnë mbështetësit për qëllimet e veta…

Dilemë nuk ka, shkencat sociale kanë lidhmëni mes vete. Është shumë mirë që para fushatës, gjatë fushatës, pas fushatës, ekziston një aktivizim analitik-politik. Por, nuk është mirë, që ky aktivizëm po tentohet, pa kritere profesionale, të ngrihet në nivelin e kompetencës politike. Të gjithë kanë të drejtë të merren me politikë, por vetëm ata që e kanë shkencën politike si profesion janë kompetentë për të analizuar dhe gjykuar për politikën dhe politikëbërjen, meqë politikologët studiojnë politikëbërjen.

Nuk më ka ndodhur në jetën time të më thërras dikush që më njeh si politikolog, t’ia mjekoj fëmijën, të jap vlerësime për – siguri, drejtësi, gjuhë, të riparoj veturën, të gjykoj për art, muzikë, poezi… Por, jemi dëshmitarë se shumë individë që nuk kanë kryer studimet e politikës dhe politikëbërjes po pretendojnë të bëhen kompetentë për analiza të zhvillimeve politike ! Prandaj, vlerësimet për politikëbërje shpesh po banalizohen.

Tregu politik dhe medial, në mungesë të kritereve dhe standardeve të mirëfillta, është stërmbushur me analistë.

Fillimisht, politikanët që e makiavelizuan politikëbërjen në Kosovë po prodhojnë analistë serikë për ta arsyetuar makiavelizimin e skenës politike. Soji serik i analistëve është në funksion të arsyetimit të politikës makiaveliste. Në vend se të gjykohet dhe ndëshkohet politika e krimit, ajo po mbështetet dhe arsyetohet!

Së dyti, prodhimi serik i kuazi-analistëve e ka rrezikuar hapësirën dhe ndikimin e analistëve kompetentë. Ofensivat e kuazi-analistëve të mbështetur nga strukturat politike e kanë shtyrë në defensivë kompetencën analitike. Kështu duke i dëgjuar këta kuazi-analistë po krijohet bindja në opinion se politikanët më të suksesshëm janë ata që manipulojnë më së miri, ata që nuk e zgjedhin mjetin, as formën, për të realizuar qëllimin!

Por pavarësisht fuqizimit të vazhdueshëm të kësaj simbioze, konsideroj, me plot bindje, se nuk ka profesione të marra, por më duken të marrë ata individë që nga fushat e kompetencave të tjera eventuale pretendojnë të bëjnë analiza profesionale kompetente politike!

Është fakt se politika është veprimtari universale me të cilën mund të merret çdokush, por studimi dhe analizimi i politikës dhe proceseve politike është çështje e kompetencës profesionale. Mjerisht, skena aktuale politike në Kosovë po krijohet si pasojë e bashkëveprimit mes politikanëve që politikëbërjen e kanë kuptuar si profit dhe këshilltarëve, analistëve politikë që kënaqen me thërrmijat e profitit që politikanët ndajnë për ta!

Politikanët dhe analistët i kanë pushtuar televizionet, ngase ka kaluar koha kur fitoret janë siguruar duke pushtuar kalatë dhe kështjellat e kundërshtarëve dhe armiqve. Sot, betejat kryesore politike po zhvillohen në media dhe përmes mediave. Fatkeqësisht orteku i kuazi-analistëve duke lajthitur opinionin po i rrezikon analistët që po mundohen për t’i ruajtur dinjitetin dhe profesionalitetin e studiuesve dhe analizuesve të politikëbërjes. Për kuazi-analistët, politikat e liderëve politikë janë të arsyeshme. Ata politikat e liderëve politikë i kanë të shenjta, ngase nuk i besojnë vetes. Ndërsa, për analistët profesionalë vetëm të vërtetat dhe drejtësia janë të shenjta, e jo liderët politikë! Aktualisht në fushatën, parafushatën zgjedhore, gjatë dhe pas fushatës, në beteja të pabarabarta janë apologjetët e rrenave, lajthitjeve dhe manipulimeve me apologjetët e së vërtetës, drejtësisë dhe kompetencës, për aq sa kanë mbetur të vërteta, drejtësi dhe kompetenca në politikë. Për aq sa ka të interesuar sot për to! Ngase, e vërteta, drejtësia dhe kompetenca profesionale mbeten shtylla kryesore nga të cilat varet edhe vlera e shoqërisë kosovare. Analistët kompetentë u përmbahen kërkesave të objektivitetit dhe bindjet i krijojnë dhe i ndryshojnë varësisht nga faktet dhe të dhënat shkencore, e jo sipas kërkesave të liderëve politikë! Analistët kompetentë janë neutralë, vëzhgues dhe analizues të zhvillimeve politike, të gatshëm për t’i dhënë mendimet dhe vlerësimet për audiencën dhe politikanët rreth politikëbërjes si ekspertë e jo si mbështetës politikë.

Pasi nuk po vijnë në shprehje ata që duhet, po detyrohemi t’i durojmë ata që me ndihmën e politikëbërësve po dominojnë… Ky është paralajmërim ogurzi se zhgënjimi ynë për politikëbërësit dhe politikën kosovare do të jetë i pafund nëse vazhdon të udhëhiqet dhe të mbështetet politikëbërja nga inkompetenca!

Share9Tweet

Related Posts

Si të dilet nga kjo gjendje traumatike që ka kapluar Kosovën dhe kush është shkaktari i saj?

July 5, 2022

Këta janë emrat e politikanëve që privatizuan asetet e Kosovës ‘më lirë se falë’: Si shkonte procesi i privatizmit në Kosovë?

May 28, 2021

Mustafë Bajrami i bënë një përshkrim të dhimbshëm politikës dhe diplomacisë kosovare!

May 25, 2021

A më shumë i duhet politika intelektualit, apo intelektuali politikës?

May 23, 2021

Dialogu; forma, përmbajtja, nevoja dhe prapahijet e tij!

April 28, 2021

Politikani zviceran mahnitet nga Osmani, ja si e quan!

March 3, 2021

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Ringjallja e tubacionit të gazit Katar-Türkiye ofron shpresë mes sfidave!

Nga Libani në Siri: Loja me shumë zero e Iranit në oborrin e tij!

Gjykata raciste në zemër të Europës

Trending

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!
Kosovë

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025

Bekim Çollaku ka thënë që Gjykata Speciale ka qenë e vetmja thikë pas shpine për Kosovën në...

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

January 22, 2025
Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

January 22, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.