Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Kuriozitete

Atixheja nga “Honeyland” një fshatare me bletë deri te çmimi “Oscar”!

January 22, 2020
68
SHARES
5.6k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
atixheja

Atixheja nuk e fshehte admirimin e saj për këngët e bukura popullore dhe këndoi disa këngë në gjuhën shqipe, maqedonase, turke dhe boshnjake, si dhe këngën për nënën e saj “Hap pas hapi unë eci”

Fshati Bekirlija, i cili ndodhet në pjesën qendrore të Maqedonisë së Veriut, nuk është vetëm pjesë qendrore në aspektin gjeografik, por ky fshat ka fituar vëmendjen nga e mbarë bota kur bëhet fjalë për artin filmik dhe filmin dokumentar, pasi në këtë natyrë të paprekur u xhirua dokumentari “Honeyland” (Toka e Mjaltit) që përshkruan historinë e vërtetë të gruas së fundit në Evropë që kujdeset për bletët e egra, Atixhe Muratova.

Përmes rrëfimit të jashtëzakonshëm të jetës së Atixhesë, filmi dokumentar “Honeyland” nga regjisori Ljubomir Stefanov dhe Tamara Kotevska përcjell mesazhin e një gruaje që jeton në një simbiozë me natyrën.

Aktualisht, Atixheja banon në fshatin Dorfulija të Komunës së Llozovës në afërsi të Shtipit, rreth 18 kilometra larg fshatit të saj të lindjes, Bekirlija. Në këtë fshat, me ndihmë të miqve të saj me të cilët xhiroi dokumentarin, ajo u zhvendos në një shtëpi në të cilën beson se do të ketë një jetë dhe një të ardhme më të mirë.

Në një bisedë për Anadolu Agency (AA), Atixheja, protagonistja kryesore e dokumentarit “Honeyland”, rrëfen se si u xhirua filmi si dhe për dashurinë e saj ndaj bletëve dhe natyrës, jetën e saj të vështirë, por edhe për perspektivat që u shfaqën pasi publiku mësoi për të.

Ajo porosit se nuk do t’i braktisë bletët dhe se do të qëndrojë me ta derisa ta mbajnë këmbët. Kur nuk do të shkojë më pas bletëve, ajo thotë se do të këndojë.

Ajo nuk e fshehte admirimin e saj për këngët e bukura popullore dhe këndoi disa këngë në gjuhën shqipe, maqedonase, turke dhe boshnjake, si dhe këngën për nënën e saj “Hap pas hapi unë eci”.

Siç tregon Atixheja, para më shumë se tre viteve stafi i dokumentarit “Honeyland” e gjetën atë në fshatin Bekirlija ku jetojnë vetëm disa banorë, atëkohë vetëm Atixheja me nënën e saj dhe një familje tjetër, fqinjë të tyre.

“Ishte dita e tretë e festës muslimane, Bajramit”, tregon Atixheja, duke shtuar se ishte e pikëlluar shkaku i jetës së saj të vështirë dhe shëndetit të përkeqësuar të nënës së saj, por kur të huajt trokitën në derën e saj, ajo u gëzua shumë dhe ngadalë filloi të përpilohet tregimi i “Honeyland”.

Atixheja shpjegon se në fillim të xhirimeve të dokumentarit kishte frikë dhe turp, por pas një kohe u mësua me kamerat dhe me kalimin e kohës e ka ndjerë se filmi do të ketë sukses, por jo edhe aq shumë sa ka arritur. Ajo po ashtu beson se pikërisht filmi “Honeyland”, i cili është nominuar për Oscar, do të fitojë këtë çmim.

Dashuria e saj ndaj bletëve dhe mjaltit, thotë Atixheja, daton që kur ishte fëmijë kur shijoi mjaltin për herë të parë, por për shkak të situatës së vështirë financiare, familja nuk ishte në gjendje të blente mjaltë rregullisht.

Atixheja, e vetmja motër në familjen e saj, kishte tre vëllezër. Njëri nga vëllezërit e saj, shpjegon ajo, në vazhdimësi ka pyetur si të mësojnë të bëjnë mjaltë, ndërsa ajo ia ka kthyer me bindje, “Do të mësojmë. Edhe ne do të bëjmë si të tjerët dhe do të mësojmë”.

Në kohët e hershme me bletët ishte e vështirë, thotë Atixheja, duke theksuar se bletët kafshojnë, por se me kalimin e kohës ajo mësoi si të sillet në afërsi me to.

“Pastaj vazhduam, meraku qëndroi, por falë Zotit nga bletët fituam tokën e mjaltit dhe shtëpinë e fituam, si dhe shumë lëvdata për Maqedoninë tonë”, thekson Atixheja.

– Rregulli për mjaltën: Gjysmë për ty, gjysmë për mua

Në bisedë, Atixheja po ashtu zbulon se si mësoi për rregullin “gjysmë mjalti për mua, gjysmë mjalti për bletën”, duke theksuar se bletës po ashtu i duhet mjalti, në mënyrë që të mund të mbijetojë dhe përsëri të jap mjaltë.

“Prandaj duhet gjysmë për ty, gjysmë për mua… Më shumë t’u lihet bletëve. Nëse nuk ka bletë, prej ku të kemi mjaltë. E gjithë bota ka nevojë për bletë. Nëse nuk kemi bletë nuk kemi as shëndet”, thotë Atixheja, duke shtuar se të gjithë ata që e njohin kanë reaguar pozitivisht pasi u xhirua dokumentari.

Pas vdekjes së nënës, ajo vazhdoi të jetojë e vetme në shtëpinë në fshatin Bekirlija. Duke folur për jetën e saj në këtë fshat, ajo thotë se ngrihet herët, nuk ka energji elektrike dhe jeton në kushte të vështira.

Vdekjen e nënës së saj, që është xhiruar edhe në filmin dokumentuar, thotë se e ka përballuar rëndë, por është e kënaqur që jetoi me të dhe që ishte me të në momentet e fundit të jetës së saj.

Jeta e Atixhesë pas xhirimit të filmin “Honeyland” tani po ndryshon për nga e mira. Nga Komuna e Llozovës, ku bën pjesë ky fshat, i kanë premtuar punësim në pranverë, ndërsa jetën do ta vazhdojë në fshatin Dorfulija, ku ajo është duke e pajisur shtëpinë e saj. Ajo thotë se nga mjalta mund vetëm të mbijetojë, por jo edhe të fitojë shumë.

Në bisedë për AA, ajo thekson se falë filmit dokumentar ka udhëtuar në vende të huaja dhe për herë të parë ka udhëtuar me avion. Kur ka udhëtuar për në Zvicër, Atixheja thotë se “i ka harruar të gjitha dhimbjet”.

“Pastaj në Sarajevë, edhe atje ishte shumë mirë, gjithë me gjëra të ëmbla.. Më pritën shumë mirë dhe më pëlqeu shumë Mostari”, thotë Atixheja.

Ajo shton se ka udhëtuar edhe në Turqi, ku në gjithë vendin ka shumë familjarë.

– Filmi “Honeyland”

Filmi dokumentar “Honeyland” nga Maqedonia e Veriut, me regji të Lubomir Stefanovit dhe Tamara Kotevskas, arriti që të nominohet në dy kategori për çmimin prestigjioz “Oscar”, në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar dhe filmit më të mirë dokumentar. Ky është filmi i parë në historinë e vendit që ka dy nominime për “Oscar”.

Ceremonia e 92-të e ndarjes së çmimit më prestigjoz të filmit “Oscar” do të mbahet në Los Angeles më 9 shkurt.

Filmi “Honeyland” ishte në konkurrencë zyrtare në festivalin prestigjioz amerikan “Sundance” për filma të pavarur, ku fitoi çmimin e jurisë si film më i mirë dokumentar, për kinematografi më të mirë si dhe pati mirënjohje speciale nga juria për ndikim për ndryshime në festivalin prestigjioz “Sundance”. Për kameramanët Fejmi Daut dhe Samir Ljuma kishin fituar çmimin për kinematografinë më të mirë.

Dokumentari është realizuar si pjesë e programit për ruajtjen e mjedisit në Maqedoninë e Veriut, një projekt i Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim ndërsa është përkrahur edhe nga Agjencia për Film e Maqedonisë së Veriut.

Share24Tweet

Related Posts

Kurat natyrale kundër kollitjes dhe problemeve me frymëmarrjen!

April 7, 2021

Jo vetëm ilaç për ftohjen dhe gripin, ja për çfarë mund ta përdorni tjetër mjaltin!

March 24, 2021

Xhimi nga Nigeria; ky do të jetë kandidat për kryetar komune në Maqedoni!

November 8, 2020

Kura magjike me vetëm dy përbërës, për një shëndet të fortë dhe të gjatë!

March 27, 2020

Lajthi në mjaltë: / Kombinimi special që bënë çudira në organizëm, sidomos tek mashkujt!

February 20, 2020

Fletë lakre dhe mjaltë: Kompresë e cila shëron kollën e pandalshme dhe bronkitin!

December 30, 2019
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.