
Anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë postuar fotografi nëpër rrjetet sociale të mërgimtarëve të cilët janë nisur nga shtete evropiane për të marrë pjesë në zgjedhje, shkruan Gazeta Express.
Në fotografi shihen grupe të organizuara të mërgimtarëve të cilët në aeroporte dhe stacione autobusësh në bëhen gati për tu nisur për të marrë pjesë në votime më 6 tetor.
Kandidatja për deputete nga Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka postuar disa nga këto fotografi me mbishkrimin “Prishtinë, a je gati? Krejt mërgata e krejt Kosova po vjen”.
Në fotografitë e postuar shihen afishe të shpalosura në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje. /Gazeta Mejdani/



Discussion about this post